Intel prezenton procesor me 50 bërthama

Hardware - Autori Albo B. Postuar me: 17.11.2011 - 2:21 pm | 0 Comments

Intel në një konferencë për superkompjuterë SC11 në Seattle prezentoi gjeneratën e ardhëshme të procesorëve për superllogaritje bazuar në arkitekturën e më shum bërthamave të integruar(MIC). Bëhet fjalë për procesor të vogël, të quajtur Knight Corner, e cila me vete pëmban 50 bërthama, duke i dhënë kështu fuqi, që të procesojë deri më një teraflop.

Intel në vitin 1997 kishte paraqitur superkompjuterin e parë i cili kishte arritur të arrijë fuqi prej një teraflop. Për të arritur deri tek kjo fuqi, Intel ka përdorur 9.298 Pentium II procesorë, duke përfshi 72 shtëpiza kompjuterike. Tani, pas 15 viteve, e gjith ajo fuqi mund të krijohet vetëm në një procesor të vogël dhe të vetëm, i cili në të ardhmen mund të gjendet edhe në tabletët. Vetëm si krahasim, momentalisht procesori më i shpejtë Core i7 arrinë fuqinë prej 109 gigaflopë.

Qëllimi i procesorit më të ri nga Intel, Knight Corner nuk është që të jetë forca udhëheqëse e kompjuterit, por ti ndihmojë një procesorit tjetër kur të duhet të llogariten detyra të vështira. Natyrisht, kuptohet se qëllimi i këtij procesori është që për një kohë ky procesor të gjendet në paisjet mobile, por do të kalojë një kohë e caktuar deri sa të ndodhë kjo gjë, sepse Intel akoma është duke punuar në të, duke tentuar të rregullojë problemin me fuqinë elektrike./itshqip



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
mw-v
Modern Warfare 3 “publikohet” në internet

Një kopje nga verzioni kompjuterik i Modern Warfare 3 thuhet se është vjedhur nga një magazinë në Kaliforni, dhe tashmë...

3d1
3D maps, video të mrekullueshme!

Sigurisht deri më tani keni takuar ndonjë video të vogël dhe simpatike që duket si 3D. Sipas Wikipedia, 3D maps...

Close