Instaloni iOS 5 në iPhone 2G/3G, iPod Touch 1G/2G me Whited00r!

Mësime - Autori Dardan Postuar me: 8.02.2012 - 3:04 pm | 1 Comment


Ekziston një softuer falas, i cili ju mundëson të instaloni iOS 5 në iPhone 2G, iPhone 3G, iPod Touch 1G dhe iPod Touch 2G pa pasur nevojë të bëni jailbreak.

Në këtë version ju fitoni të gjitha tiparet që gjenden në iOS 5, duke filluar nga iCloud (normalisht fals, i lidhur me Dropbox), meny të reja, opsione të reja. Por duhet të jeni në dijeni se ky version iOS 5 është version i rremë i kopjuar nga iOS 5 origjinal. Pra ju nuk keni një iOS 5 legal, i gjithi është vetëm përshtatje në iOs 3.1.3 pasi që iOS 5 nuk funksionon në iPhone 2G/3G dhe iPod Touch 1G/2G.

E gjitha që ju duhet të bëni është të shkoni tek whited00r.com/download, të zgjidhni modelin e pajisjes tuaj dhe ta shkarkoni iOS 5 për pajisjen tuaj. Pas shkarkimit, hapeni fajllin e shkarkuar nga arkiva .zip, lidheni pajisjen tuaj me kompjuter, hapeni iTunes, klikoni tek pajisja juaj që shfaqet në anën e majtë të iTunes, pas këtij hapi shkoni tek butoni Restore dhe klikoni:

Pastaj hapet një dritare tek e cila duhet të gjeni IPSW e shkarkuar më parë, prisni derisa i tërë procesi të përfundoj, në fund pajisja juaj bëhet reboot dhe ju keni instaluar iOS 5 me sukses.

Poashtu mbani në mend se me instalimin e iOS 5 në pajisjen tuaj me anë të Whited00r ju nuk keni qasje në App Store e as në Qendrën e Njoftimeve./itshqip



Publikuar nga


Dardani është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar, është student dhe është i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Ndiqe Dardanin në: Blog | Twitter | Facebook | Google+


Displaying 1 Comments

  1. Aw1 says:

    Hi how to unlock iphone 4s

Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
apple-vs-samsung
Reklama e Samsung ngacmon konsumatorët e Apple!

Samsung ka hudhur një video reklamë në internet që përdorë një klishe efikase për disa nga konsumatorët e Apple që...

clickTO
Me click.to kopjo dhe shpërndajë vetëm me ctrl+c

Click.to është aplikacion për Windows XP, Vista dhe Win7, i cili transformon kombinimin e njohur për kopjim në tekst të...

Close