Instalimi i PHP,MySQL dhe WordPress ne MAC
WordPress-i pa dyshim së është platforma e blogjeve më e përdoruara kohve të fundit. Jo vetëm që është një 
aplikacion shumë i mirë por atë e bëjn më të mirin komuniteti që jo vetëm e zhvillon këtë aplikacion,por edhe
shum thema dhe plugine të ndryshme.
Edhe pse njihet për thjeshtësi, shumë njerz hezitojn ta përdorin WordPress-in sepse për instalimin dhe
mirëmbajtjen e tij ju nevoiten disa nivele të njohurisë. Veqanërisht,njohuria dhe menagjimi i PHP/MySQL dhe
përballja me të gjitha problemet qe mund ti hasni gjatë instalimit të kti aplikacioni apo pluginsave te
ndryshëm.
Kshtu që, kemi vendosur ta bëjm këtë tutorial në të cilin jo vëtëm që do të mësoni për instalimin e PHP/MySQL
ne MAC por edhe do të mësoni për instalimin dhe konfigurimin e aplikacionit WordPress, ku pastaj mund të
bëni testime të ndryshme dhe të fitoni njohuri mbi WordPress para së të kaloni në përdorimin e tij në faqen
tuaj.
MAMP, përmban ne vete Apache-MySQL-PHP dhe mund ta instaloni në mënyr mjaft të thjesht dhe ta përdorni
për testime të ndryshme.Përparsia këtu është se nuk ju duhen njohuri për konfigurime të avancuara dhë një
person me disa njohuri të vogla mund ta bëj instalimin.
Vazhdo me shkarkimin nga ky link SHKARKO nga faqja e MAMP. Aplikacioni peshon dikund reth 170 MB dhe për
neve në Kosovë mund tju duhet paksa kohë për ta shkarkuar.

Një nga mundsit më të mira të sistemit operativ të MAC është thjeshtsia e instalimit të aplikacioneve të
ndryshme. Për ta instaluar MAMP mjafton të klikoni mbi ikonën e MAMP dhe ta zhvendosni atë ne follderin e
aplikacioneve(Applications). [Shiko foton më lart].
Kliko dy herë mbi ikonën e MAMP për ta hapur panelin kontrollues.
MAMP në mënyrë automatike do startoj Apache ueb serverin dhe serverin e databazës MySQL si dhe më vonë
do të startoj shfletuesin tuaj të internetit që tju tregoj se gjithëçka ka shkuar në rregull.
Lejeni këtë dritare hapur sepse do na duhet edhe paksa.

MAMP përmban edhe një version të phpMyAdmin së bashku me PHP/MySQL paketën.
phpMyAdmin është një ueb aplikacion që mundëson menagjimin MySQL databazave dhe ne do ta shfrytëzojm
këtë për të krijuar databzën që do ta përdorim për instalimin e WordPress-it.
Hapeni phpMyAdmin në shfletuesin tuaj të internetit dhe pas hapjes, shkurani një emër për databzen e re dhe
klikoni butonin Create.[Vepro si në foto].

Kjo mund të jetë për ju instalimi më i thjesht i MySQL databazes që keni bër ndonjëher.
Tani që i kemi bër të gjitha punët paraprake që na duhen për instalimin e WordPress, shkojm në uebfaqen e
WordPress dhe shkarkojm versionin e fundit të aplikacionit SHKARKO.
Tani vendosni skedarët(fajllat) e shkarkuar ne folderin htdocs që gjenda brenda në folderin e MAMP –
/Applications/MAMP/htdocs.

Tani do duhej ta shihni një folder wordpress brenda folderit htdocs. Hape atë folder dhe hape skedarin(fajllin) me emrin wp-config-sample.php më një aplikacion të editimit të tekst skedarëve(fajllave).
Në këtë skedar(fajll), gjej rreshtat ku shkruan:
‘DB_NAME’ – zëvendëso ‘putyourdbnamehere’ me ‘me emrin e db-së që keni krujuar më parë’
‘DB_USER’ – zëvendëso ‘usernamehere’ me ‘root’
‘DB_PASSWORD’ – zëvendëso ‘yourpasswordhere’ me ‘root’

Ruani këtë skedar(fajll) dhë emërtone në ‘wp-config.php’ nga ‘wp-config-sample.php’.
Më pas, hapeni këtë adresë në shfletuesin tuaj të internetit – http://localhost:8888/wordpress/wp-admin/install.php.
Ndiqni me radh hapat që do ju shfaqen deri në instalimin e plotë të aplikacionit, dhe përdorni fjalkalimin e krijuar gjatë atyre hapave për tu bër login në panelin administrues të WordPress. Kjo ishte e tëra tani këni një wordpress ne kompjuterin tuaj,ku mund të testoni dhë zhvilloni thema apo pluginsa të ndryshëm.





Shum bukur,kur kam koh kom me provu edhe besoj qe ka me funksionu
Te Pershendes
a mundeni me postu instalimin e sql ne win xp qysh me i lidh me pc tjer ne arka tung ju pershendes
Si po mendon sql ne win xp, dhe me i lidh me pc tjer behu mi i qarte, ose kerko ndihme ne forum me mir, aty do te mundohemi te te ndihmojm.
po sql esht program per arka ne markete e qesi sene po qysh me instalu psh ne dy arka sdi a po me kupton
Shume falimnderit mua me funksionj per mrekulli.
SQL a nuk Eshte me Hacku Webfaqe ?
Suad,
Sql apo MySql eshte vendi ku gjindet baza e te dhenave (DB / Database). MySql-Server.
mir ama a osht per me qel naj server a per qa osht se nuk kum mujt me u mer me sqlserver kush ka vps kontakt [email protected]
si mundem me Ri instalu nje apple macbook (leptop apple ) sepse vllavi jem ja ka lan nje admin e nuk ja din pasvordin ma e ka harru kshtu qe nuk po di qysh me Ri instalu ose me ba ndonje admin te ri ? Flm nese keni ndonje ide