HTC: Të rinjët nuk e preferojnë iPhone?

Lajme - Autori Dardan Postuar me: 14.09.2011 - 12:30 pm | 0 Comments

Duke folur në konferencën Mobile Future Forward në Seattle, shefi i HTC, Martin Fitcher kapërceu në një bisedë krejtësisht tjetër, duke u treguar të pranishmëve bisedën që e zhvilloi në kolegjin e vajzës së tij.

Ai tha “Unë e dërgoj vajzën time çdo ditë në shkollë dhe një ditë hyra brenda për ta përcjellur deri në klasë, aty bisedova me disa nxënës së katit të saj dhe asnjë prej tyre nuk kishte iPhone, kur unë i pyeta, ata me thanë “Babai ka iPhone”. Ata mbanin telefona tjerë të mençur si Samsung, HTC dhe telefona tjerë kinez.”

“Nëse edhe ju po vëreni ndryshimet e fundit, atëherë do ishte lajm i mirë. Disa nga ne këtu përdorim iPhone, por fëmijët tanë nuk e duan atë,” tha Fitcher.

HTC, kompania e cila ka 9 për qind të tregut të smartphone-ve në gjithë botën, mbetet ende më pak popullor se Apple, e cila mban 19 për qind të tregut. HTC tha se edhe disa muaj do të dalë në treg me disa smartphone të rinj, por iPhone 3GS dhe 4 ende janë telefonat me të përdorur në SHBA./itshqip



Publikuar nga


Dardani është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar, është student dhe është i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Ndiqe Dardanin në: Blog | Twitter | Facebook | Google+


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
samung galaxy s vodafone
Samsung Galaxy S arrinë në Mbretërinë e Bashkuar

Shumë telefona të bukur janë duke arritur në Mbretërinë e Bashkuar, dhe tani në radhë është Samsung. Duke iu falenderuar...

qwiki
Qwiki, enciklopedi vizuele.

Qwiki është enciklopedi vizuele, por edhe softuer i dedikuar për të punuar si aplikacion për telefonat mobil dhe kopmjuterët tabletë....

Close