Harrojeni privatësin, ueb faqet shesin të dhënat tona!

Web - Autori Albo B. Postuar me: 13.10.2011 - 6:48 pm | 0 Comments

Univerziteti Stanford publikoi një studim në të cilën thuhet se shumica e ueb faqeve të njohura zbulojn të dhënat personale të përdoruesve, siç janë emrat e tyre dhe email adresat. Nga ky studim mund të konkludojmë se prania jonë në internet nuk është private, sa që duhet të jetë.

Më shum se gjysma e 185 ueb faqeve të njohura të cilët kanë numër të madh vizitash kanë ndarë emrin e identifikimit me përdorues tjerë në ueb faqe. Këto të dhëna më shum ishin ndarë në Facebook, Google, comScore dhe Quantcast. Në disa raste në këtë studim thuhet se, ndarja e informacioneve personale thyen rregullat për privatësi, ku ueb faqet premtojn se nuk do të japin këto të dhënat personave tjerë. Në një rast tjetër në studimin, është cekur ueb faqja e NBC, ku pasi të vizitoni, email adresa juaj u dërgohet shtatë kompanive!

Studimi është prezentuar në një konferencë për privatësi, ku presidenti i agjensis federale për mbrojtjen e konsumatorëve amerikan, John Lepovich tha se studimi do ti ndihmoj agjensionit për të mbrojtur privatësin online të konsumatorëve dhe krahasoi kompanitë të cilët përdorin të dhënat personale të konsumatorëve për marketing të targetuar.

Sipas z.John duhet një sistem i cili do të mundësoj që konsumatorët të zgjedhin vet nëse dëshirojnë prania e tyre online të ndjeket ose jo. Më këtë opsion kompanitë do të kufizohen në atë se sa informacione mund të mbledhin nga konsumatorët. Konsumatorët duhet të zgjedhin nëse të dhënat e tyre mund të mbledhen dhe si ato të dhëna do të përdoren. Ai lëvdroi kopmanitë: Microsoft, Mozilla, dhe Apple për shfletuesit e tyre të cilët kanë mundësuar një opsion të tillë, dhe shpreson se së shpejti këtë do ta bëj edhe Google./itshqip



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
apple-vs-samsung
Samsung lëshon reklamën tjetër ngacmuese për konsumatorët e Apple!

Në muajin nëntor të vitit 2011, Samsung pati lëshuar një video reklamë ngacmuese për konusmatorët e Apple, e këtë po...

sensation-4G-htc
Sensation 4G paisja e parë HTC me kyçje në Watch aplikacionin.

Telefoni më i ri i menqur i HTC ka 4.3 inch LCD ekran në prekje, kamerë 8 megapikselë me 1080p...

Close