Hakeri britanik që kishte sulmuar Facebook u dënua me 8 muaj burg.

Lajme - Autori Albo B. Postuar me: 21.02.2012 - 12:00 pm | 0 Comments

Glenn Mangham(26) para gjykatës britaneze pranoi se kishte infiltruar Facebook-un nga shtëpia e prindërve të tijë. Mangham me aktivitetet e tij kishte shkaktuar frikë të madhe në industrinë e spiunazhit për thyerjen e Facebook. Autoritetet Amerikane ngritën panik për këtë rast, dhe tipike për gjykatat britanike, hakeri mori dënim me burg, dënim ky i cili me siguri shërben si një shembull për të gjith të tjerët që do të tentojn të ndërmarin aktivitete të tilla.

Mangham, i cili është një student për zhvillim softuerik, thotë se më herët i kishte ndihmuar Yahoo për të përmisuar kërkuesin e tij në drejtim të rritjes së sigurisë dhe kishte dashur të njejtën të bëjë edhe me Facebook. Ai thotë se parat nuk ishin motiv. Por në këtë prokurori kundërshtoi me pohimet se veprimet e tija kishin treguar vendoshmëri, sofitikim dhe ato ishin kryer me qëllim.

Pas një çmimi total prej 200.000 dollarë që Facebook kishte hargjuar në gjith këtë dramë, dhe dënimin me burg që tani Mangham duhet të mbaj, është e qartë se rrjeti social nuk dëshiron që hakerët të luajn me kodin e tyre. Sipas Facebook, pasojat e aktiviteteve të Mangham kanë qenë me potencijal për të shkatëruar të gjith rrjetin e biznesit./itshqip



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
carol-bartz
Carol Bartz pezullohet nga Yahoo!

Carol Bartz, CEO e Yahoo pati një fund jo të mirë në këtë kompani pasi që atë e pezulloi nga...

ap_apple_ll
Apple do të jetë blerësi më i madh i çipave për vitin 2012

Apple do të jetë blerësi më i madh i çipave për këtë vit për shkak të valës së kërkesave për...

Close