Hakerat në aksion!

Lajme - Autori Dardan Postuar me: 14.01.2012 - 8:34 pm | 0 Comments

Grupi i hakerave kosovarë i quajtur Kosova Hacker’s Security, ka njoftuar se ka arritur të marrë në posedim më shumë se 170 GB informacione private në kompaninë publike PTK, dhe në operatorin mobil Vala, duke përfshirë Numra, Pin, Puk, User dhe Password për qasje në internet, tendere, kërkesa të konsumatorëve, numra roaming, e shumë të tjera.

Grupi Kosova Hacker’s Security gjithashtu, njoftojn se kanë marrë në dorë edhe programin për Investime Publike, Listat e Punëtorëve në Qeveri dhe në Radio Televizionin e Kosovës.

Ky sulm, sipas pohimit të grupit të hakerave, ka ardhur si pakënaqësi me bisedimet Kosovës-Serbi dhe lejimin e hyrjes së Tadiqit në Kosovë.

Përveç kësaj, Kosova Hacker’s Security paralajmërojnë se informata të reja do të bëhen publike pas disa muajve.

Kosova Hacker’s Security, paralajmëron se grupi i tyre nuk do të ndaloj deri sa Qeveria e Kosovës të filloj të mendoj për të Pastrehët, Ekonominë, Sportin dhe ndalimin e bisedimeve me Serbinë./GazetaExpress/itshqip



Publikuar nga


Dardani është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar, është student dhe është i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Ndiqe Dardanin në: Blog | Twitter | Facebook | Google+


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
libreto1
Toshiba Libretto W100

Këtë vit Toshiba feston një çerek shekulli nga fillimi i prodhimeve të laptopëve, kurse modeli Libretto nga viti 1996 fitoi...

skype-facebook
Tani mund të thirrni miqtë e Facebook nga Skype

Tani ju mund të thirrni miqtë tuaj të Facebook përmes Skype edhe në qoftë se ata nuk e kanë Skype....

Close