Google planifikon të ndërtojë rrjete fibër optike në Evropë

Lajme - Autori Albo B. Postuar me: 25.10.2011 - 4:42 pm | 0 Comments

Nënkryetari në Google, David Drumond, përgjegjës për zhvillimin korporativ, në një takim në Ministrinë Franceze të Industrisë deklaroi se Google planifikon të ndërtojë rrjet fiber diku në Evropë, por nuk tregoi sakt ku ky projekt do të zbatohet.

Arsyeja për interesimin e Google-s për të investuar në ndërtimin e një rrjeti fiber, vjen nga fakti se kompanitë e telemunikacionit nga Evropa janë nën presion të lartë për të investuar në këtë drejtim, në rrjete për internet ultra të shpejtë në të gjith kontinentin. BE shpesh kritikon këto kompanitë të telemunikacionit se nuk po investojnë sa duhet në zhvillimin e internetit ultra të shpejtë. BE dëshironë që një rrjet me shpejtësi prej 30 megabitëve në sekondë të jenë në dispozicion për çdo banorë të Unionit Europian deri në vitin 2020.

Komesari për agjendë europiane në BE, Neelie Kroes, vlerson se investimet e nevojshme për këtë projekt do të jenë diku 300 miliardë dollarë. Kompanitë e telemunikacionit nga Evropa nuk janë të gatshme për të rezikuar në ndërtimin e këtyre rrjeteve, po nuk e kanë të garantuar fitimin nga kjo.

Google më herët paralajmëroi një projekt të ngjajshëm të quajtur Google Fiber qëllimi i së cilës ishte t’ju mundësojë qytetarëve të thjeshtë qasje në internet ultra të shpejtë. Ky projekt duhet të implemetohet në Kansas City, kurse inxhinierët tash më përgadisin terenin për rrjetin e paralajmëruar. Për këtë projekt janë të interesuar 1.100 qytete amerikane./itshqip



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
xtremkey
USB memoria më e rezistueshme në botë.

Kompania LaCie prezentoi USB memorin e quajtur XtremKey. Emri i produktit është plotësisht i merrituar, sepse bëhet fjalë për usb...

tiwtter
Twitter tani ju sygjeron miq.

Nga sot në profilin tuaj në twitter do të gjeni sygjerime për njerz ose miq të interesuar që mund ti...

Close