Google për herë të parë arrinë një milijardë vizita për një muaj

Web - Autori Albo B. Postuar me: 23.06.2011 - 6:20 pm | 0 Comments

Sa më shum përdorues që “ngjiten” në internet, aq më shum ueb faqet arrijnë vizitat e tyre më të mëdha, posaqërisht kompanitë e mëdha, një prej tyre dhe Google, e cila u bë kompania e parë e cila arriti 1.009.699.000 vizita unike në faqet e saja në muajin maj, sipas comScore, kompani e cila monitoron të dhënat e uebit.

Megjithatë, Google nuk është i vetmi në krye. Në vendin e dytë është Microsoft me 905 milionë vizita unike, kurse në vendin e tretë ndodhet Facebook i cili ka arritur diku 714 milionë vizita, përderisa Yahoo është në vendin e 3 me 689 milijonë vizita unike.

Sigurisht Google-s kjo rritje prej 8%, më së shumti i ndihmon popullariteti i Gmail dhe dominacioni i Youtube, i cila akoma mbetet shërbimi i cili shikohet pothuajse 50% nga gjith videot në Internet. Rritje më e madhe e vizitave në faqe të Google-s është vërejtur në Indi dhe Afrikën e Jugut./itshqip



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
appstoreexplodingapps
Apple lanson versionin e 3-te testues te iPhone OS 4

Apple ka lansuar versionin e 3-të testues të sistemit operativ të ashtuquajtur iPhone OS 4. Ky version përkrahet dhe mund...

facebook-spiunim
Ktheni Facebook’un e vjetër?

Pjesa më e madhe e përdoruesve janë të bezdisur nga ndryshimet që po i bënë Facebook. Riorganizimi i fundit i...

Close