Google paralajmëron, antivirusë të rrejshëm janë në rritje…

Lajme - Autori Albo B. Postuar me: 29.04.2010 - 1:52 pm | 0 Comments

Në hulumtimet 13 mujorshe në më shumë se 240 miljon ueb faqe, google ka arritur të zbulojë më shumë se 11.000 ueb faqe të involvuara në përhapjen e antivirusëve të rrejshëm.


Mashtruesit e këtyre faqeve, arrijnë që përmes vendosjes së faqeve të rrejshme, të ju shfaqin përdoruesve rezultate të gabuara ose mashtruese kinse janë të infektuar me ndonjë virus, dhe më pas ju sygjerojnë antivirusin e tyre (të rrejshëm kuptohet).

Faqet e rrejshme përdorin JavaScript që të perngjajnë si një interfejs legalë i Windows. Në disa raste këto antivirusë detektojnë verzionin e sistemit operativ dhe shënjestronë makinën e viktimës. Google ne hulumtimet e saja thotë që 15% e anti-virusëve te rrejshëm mbajnë numrin e përgjithshëm të programeve të dëmshme.
Këto faqe gjithashtu ju ofrojnë përdoruesve të blejnë programet e tyre, por ndonjëher sulmojnë kompjuterin dhe mbushin atë më virusë ende pa bërë pagesën, thonë nga kjo kompani.

Eshtë gjë interesante ajo që pothuajse gjysma e këtyre antivirusë shfaqen përmes reklamave të ndryshme. Në momentin kur të instalohet, ose infektohet makina, është shumë vështirë të hiqen ose largohen këto programe keqbërëse, sepse  bllokojn fillimisht përditësimet(updates) të Windows, si dhe përpjekjet për të instaluar një anti virusë tjetër origjinal. Për të pastruar është e nevojshme që të instaloni përsëri sitemin operativ(FORMAT).



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
amazing alex
“Amazing Alex” arrin majat që në ditën e parë

Kompania Rovio nuk ka nevojë për  zogj që të fluturojë në majat e top aplikacioneve. Loja e re me emrin...

histora-vizuale-e-twitter
Historia vizuale e Twitter(infografik)

Për vetëm 5 vjet, nga 2006 e deri më sot, Twitter u bë një nga rrjetet më të fuqishme sociale...

Close