Google ndjek përdoruesit e Safari

Lajme - Autori Dardan Postuar me: 20.02.2012 - 11:05 am | 0 Comments


Google është kritikuar sepse ka shkelur parametrat e sigurisë në shfletuesin Safari të Apple, në përpjekje për gjetjen e personave që përdorin Safar-in në Desktop dhe iPhone.

Ky veprim i qëllimshëm ka tërhequr patjetër kritika të ashpra nga përdoruesit, dhe Google nuk është i vetmi që e ka bërë këtë, gjithashtu tjera kompani kanë shfrytëzuar shtegun për ndjekjen e përdoruesve. Sipas Jonathan Mayer, studiues i pavarur në Universitetin e Stanfordit që zbuloi këtë fshehtësi nga Google tha se: “Të dhënat tona sugjerojnë se miliona përdorues janë ndjekur nga Google përmes shfletuesit Safari.”

Edhe Apple ka folur për këtë situatë, duke thënë: “Ne jemi të vetëdijshëm se disa palë të treta kanë shmangur privatësinë e Safari-t, dhe ne jemi duke punuar për të vënë një ndalesë për ata që ndjekin përdoruesit.”

Google duhet të bëjë diçka për të fituar përsëri besimin e përdoruesve, e gjithashtu duhet të mendoj dhe të mos shkelë politikën e privatësisë. Të paktën të informoj përdoruesit që ata nuk janë të ndjekur, ose të ofroj ndonjë tjetër alternativë./itshqip



Publikuar nga


Dardani është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar, është student dhe është i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Ndiqe Dardanin në: Blog | Twitter | Facebook | Google+


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
iBoobs
iBoobs tani është në dispozicion për Android

iBoobs, ëshë aplikacion për të luajtur me gjoksin e grave, para dy viteve ky aplikacion ishte larguar nga Apple, i...

httacces
Si të mbrojmë zonën e administratorit?

Pershendetje . Ne kete mesim do shkruaj mbi nje teknike shume te mire te mbrojtjes se uebfaqes tende, perkatesisht faqes...

Close