Google+ mund të përdoret për sulme DDoS!

Lajme - Autori Albo B. Postuar me: 29.08.2011 - 11:03 pm | 3 Comments

Një ekspert italian për siguri në internet ka zbuluar disa gabime në serverët e Google të cilat mund tu ndihmojnë atyre të kryejnë sulme masive DDoS. Simon Katrini, tester për infiltrim, i punësuar në një firmë për siguri AIR Sicurezza Informatica, zbuloi se serverët e Google ju mundësojnë hakerëve të përdorin ueb shfletuesin si proksi dhe të nxjerin informacione.

Simon Katrini ka zhvilluar dhe një skriptë e cila shfrytëzon trafikun e Google për të kryer sulme DDoS në çdo ueb faqe tjetër. Z.Katrini ka konktaktuar edhe Google për këtë problem, dhe pasi nuk mori ndonjë përgjigje kishte vendosur të zbulojë dobësinë për publikun më të gjerë. Të njejtin problem e kishte raportuar edhe Rajan Duharst, një student, i cili gjithashtu nuk kishte marrë ndonjë përgjigje nga Google.

Sipas Simon Katrini, është e mundur të kërkohet çdo lloj dokumenti, dhe Google+ do të marrë përsipër dhe do të tregojë të gjith përmbajtjen. Nëse paralelizohet numri i madhë i kërkesave, është e mundur të kryhet sulm DDoS në çdo ueb faqe duke përdorur Google. Z.Katrini në blogun e tijë gjithashtu thotë se ka arritur të nxjerë bendvid prej 91Mbps, edhe pse serveri i tijë merr vetëm 6Mbps./itshqip



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Displaying 3 Comments

  1. Njeri says:

    hahaha ata e perdorin per vete sma ha menja qe tjen kaq dru ;)

    • Njeri2 says:

      Kjo eshte nje leshim ne serveret e google, sic ke mundur te lexosh, dhe mun edhe tjert me shfrytzu ket sen, kuptohet ato qe kan njohuri.

  2. PLAY says:

    http://www.ihteam.net/advisory/make-requests-thro
    http://pastebin.com/2uRGm9jY

    Kjo nalet se nuk eshte aq problem i madh problemi eshte krejt te lejimi i uplodimit automatik te fotove ne userin e shfytezuesit i cili quhet (privacy folder) :)

Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
jaguarshqip
4 nga 5 kompjuterët super të shpejtë përdorin Linux.

Jaguar mbetet kompjuteri më i shpejt në botë, sipas listës më të re të top500 super kompjuterëve në bote. Në...

facebook-logo-590x221
Facebook Groups, tani tregon anëtarët ose një foto

Facebook ka sjellur një dizajn të ri për grupet e këtij rrjeti social. Facebook tani shfaqë përmbi grupe disa anëtarë...

Close