Google+ me 43 milionë përdorues?

Web - Autori Dardan Postuar me: 24.09.2011 - 5:19 pm | 0 Comments

Rrjeti social Google+ u hap për të gjithë pak ditë më parë dhe në një postim në Google+ është raportuar se numri i përdoruesve është rritur për 30 për qind.

Po flasim për një fluks të madh të përdoruesve, të cilët janë regjistruar që nga hapja zyrtare e Google+ për të gjithë. Llogaritur nga Paul Allen, një statisticient jozyrtar për Google+, thotë se ky rrjet social ka grumbulluar rreth 43.4 milionë përdorues. Duke marrë parasysh se Google+ është hapur para pak muajsh është mjaftë mbresëlënëse (edhe pse Google+ është shumë larg Facebook, e cila numëron 800 milionë përdorues).

Pas futjes së Facebook Timeline, të dyja rrjetet dallojnë shumë nga njëra-tjetra, por Google+ ende po vazhdon ta ruaj thjeshtësinë e vet, ndërsa Facebook vetëm po ndryshon gjërat dhe nuk po shikon privatësinë e përdoruesve.

Të dyja shërbimet kanë meritat e tyre, kështu që unë mendoj se ne do të vazhdojmë të shohim përdoruesit nga mbarë bota duke përdorur Facebook dhe Google+, vetëm se ndoshta disa nga ta do të emrigrojnë nga njëri shërbim në tjetrin./itshqip



Publikuar nga


Dardani është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar, është student dhe është i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Ndiqe Dardanin në: Blog | Twitter | Facebook | Google+


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
facefankhg
Facebook prezenton Community Pages, ndryshon Become a Fan në Like.

Përveç ndryshimit të Fan Pages, profileve dhe grupeve, tash më dhe oficialisht facebook prezentoi Community Pages, e cila akoma është...

nikon
Fotoaparat me projektues?

Nëse jeni  prej atyre  që  bëheni nervoz, përderisa jeni duke fotografuar dhe dikush ju bezdis me fjalët "Hej bjere aparatin...

Close