Google do të punojë me LG në tabletin Nexus

Hardware - Autori Albo B. Postuar me: 28.03.2011 - 5:13 pm | 0 Comments

Sipas Eldar Murtazin i cili është i njohur si personi i cili merr informatat para gjithë të tjerëve, Google së bashku me LG janë duke punuar në një tablet të ri Nexus me Honeycomb platformën e cila do të lansohet këtë verë.

Versioni i ri i Honeycomb do të prezantohet dhe do të jetë në dispozicion në tregun vetëm në momentin kur Google do të publikon tabletin e sajë të brenduar në bashkëpunim me LG. Përveç kësaj, në raportin e z. Murtazin, thuhet se gjithashtu Google nuk do të lejojë që tabletët të cilët kanë Android 2.x në të ardhmen të bëhen upgrade në Honeycomb, më saktë nëse ndonjë partner harduerik lanson ndonjë tabletë me version më të vjetër të Android, nuk do të mund të kalojë pastaj në Honeycomb. Google gjithashtu kishte “mbyllur” Honeycomb nga frika se ky OS i krijuar për tabletë mund të përdoret edhe për pajisjet mobile.

Google tableti i brenduar duhet të jetë konkurrencë serioze e iPad i cili për momentin dominonë pothuajse tërësisht në tregun e tabletëve./itshqip.com



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
facebook-logo-590x221
Më i popullarizuar në Facebook: Religjioni dhe Justin Bieber

Ueb faqja All Facebook rregullisht ndjek faqet në Facebook(Fan Pages) në nivel global. Informacioni më i rri është se tri...

windows-phone-summit
Windows Phone Marketplace me 100.000 aplikacione!

Në Samitin e Windows Phone në San Francisko, Microsoft zbuloi se Windows Phone Marketplace ka grumbulluar 100.000 aplikacione. Deri më...

Close