Google do shuajë 10 produkte të saj

Lajme - Autori Valion K. Postuar me: 4.09.2011 - 10:43 am | 0 Comments

Google ka ndaluar muajve të fundit disa nga produktet apo projektet e saj, përfshirë edhe ndalimin që i është bërë pak ditë më parë produktit të quajtur Slide.

Por si duket ky nuk do të jetë produkti i fundit që do të shuhet ngase në një lajmërim të bërë në blogun e tyre zyrtar njoftohet se edhe 10 produkte tjera do të ndalen apo do t’i bashkëngjitën projekteve apo produkteve tjera në javët dhe muajt në vijim.

Në njoftim thuhet se kjo do t’i bëj gjërat shumë më të thjeshta për përdoruesit dhe njëkohësisht do të bëj që të shtohen burimet në zhvillimin e produkteve tjera me ndikim të lartë dhe që do t’ua lehtësojnë jetën miliarda njerëzve.

Ndërsa punëtorët që kanë punuar në sektorët për zhvillimin e këtyre produkteve do të transferohen ne sektorë të tjerë brenda kompanisë.

Njëri nga produktet që gjenden në listën e produkteve që do të shuhen është edhe produkti Google Desktop që u lëshua si version testues më 2004. Në këtë listë gjendet edhe Google Pack që tashmë veç është shuar.

Projektet apo produktet tjera që Google do të shuajë apo do t’ia bashkëngjisë produkteve tjera përfshijnë Aardvark, Google Web Security, Google Notebook, Fast Flip, Sidewiki, Subscribed Links, Image Labeler, si dhe Google Maps API për Flash.



Publikuar nga





Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
Google-Plus1
Google së shpejti do të lejojë përdorimin e pseudonimeve?

Google Plus do të lejojë të përdoren pseudonime në rrjetin e tyre social, tha kryesori për rrjetin më të ri...

angry-birds-park
Angry Birds Land, në Finlandë!

Ne kemi pasur raporte se një park ekslusiv për Angry Birds po ndërtohet në Kinë, por si duket tani ka...

Close