Gmail tani edhe në Gjermani

Lajme - Autori Valion K. Postuar me: 21.06.2012 - 9:25 am | 0 Comments


Google në një njoftim të bërë në blogun e vet njoftoi se edhe në Gjermani do të përdoret @gmail.com në vend të @googlemail.com. Kjo është hera e parë pas shume viteve që @gmail.com do jetë opsioni primar për përdoruesit gjerman. Google në Gjermani përdorte @googlemail.com në vend të @gmail.com për arsye se kishte mosmarrëveshje në lidhje me markën tregtare me biznesmenin Daniel Girsch. Girsch ishte pronar i një kompanie elektronike që ofronte shërbime postare, kompani kjo e quajtur “G-mail” (Girsch Mail).

Në vitin 2005, kur Google filloi me shërbimin Gmail nëpër Evropë, si Britania e Madhe ashtu edhe Gjermania shpejt kundërshtuan përdorimin e Gmail për arsye të shkeljeve të markës tregtare.

Për ti ikur tërheqjes së shërbimit Gmail nga ato vende, Google vendosi për të ri-emërtuar shërbimin nga Gmail në “Google Mail” dhe të ofronte @googlemail.com për përdoruesit nga  Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania në vend të @gmail.com.

Google më vonë e zgjidhi këtë problem në Mbretërinë e Bashkuar, por në vitin 2007  gjermanët përfundimisht ja bën të qartë se ky shërbim nuk mund të operonte në Gjermani me markën tregtare Gmail.

Edhe pse mënyra se si e ka zgjidhur Google këtë betejë nuk dihet ende, ajo çfarë duket qartë është se Google tani posedon markën tregtare Gmail. Kështu që Google tani ka te drejta ligjore që të ofroj @gmail.com si opsion primar për përdoruesit nga Gjermania.

Përdoruesit që kanë email adresat @googlemail.com tani mund ti shndërrojnë ato në @gmail.com, natyrisht nëse ata dëshirojnë.

Për më shume shikoni njoftimin zyrtar. /itshqip.com



Publikuar nga





Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
androidtraining
Google publikoi mësime online për programerët në Android

Google publikoi mësime online me të cilat do t'ju ndihmojë fillestarëve ose programerëve të cilët kanë probleme me zhvillimin e...

kewvintwitt
Kevin Mitnick do shfaqet në Shkup në muajin tetor?

Dikur ishte krimineli më i kërkuar kompjuteristik në SHBA, ishte i emëruar si krakeri më i fortë pasi që arriti...

Close