Gjykata Australiane e lodhur nga lufta “qesharake” për patenta në mes Apple dhe Samsung

Lajme - Autori Kujtim L. Postuar me: 24.07.2012 - 8:07 pm | 0 Comments

Apple dhe Samsung u përpoqën edhe një herë të vazhdojnë luftën e tyre globale rreth patentave.

Gjyqtarja e Gjyqit Federal, Annabelle Bennett padyshim nuk ishte e kënaqur. Sipas Bloomberg, ajo tha se ky konflikt ishte “qesharak” dhe se duhej zgjidhur me ndërmjetësim.

Apple vs. Samsung së pari u paraqit në Australi vitin e kaluar kur Apple ngriti padinë kundër Samsung për kopjimin e pamjes dhe formës nga pajisjet iOS të telefonave mobil Galaxy dhe tabletëve. Konflikti së shpejti u përhap jashtë vendit, duke përfshirë edhe Australinë. Samsung u përgjigj duke paditur Apple në Shtator rreth tre patenteve që kishin të bënin me 3G transmetimin e të dhënave, por më parë zyrtarët Australian përkohësisht ndaluan Galaxy Tab 10.1 në mbarë vendin. Më vonë kjo pajisje u kthye sërish në dyqane.

Gjyqtarja Bennett nuk ishte e kënaqur me rikthimin e dy kompanive në gjykatën Australiane. Po të ishin këto cilado nga kompanitë e tjera, rasti do të mund të ishte zgjidhur menjëherë përmes dialogut, tha ajo, sipas Bloomberg.

Nuk është e qartë nëse kjo vërtetë do të ndodhë. Në SH.B.A., Apple dhe Samsung bënë përpjekje të zgjidhnin mospajtimet përmes bisedimesh, por pa rezultat. Në të vërtetë, kohët e fundit, një gjykatë amerikane e ndaloi shitjen e Galaxy Tab 10.1 në vend.

Rasti mori hov sërish një muaj pasi Apple ishte gjobitur rreth 2 milionë dollarë për mashtrimin e publikut Australian rreth aftësive të pajisjes së re iPad 4G. /itshqip.com



Publikuar nga


Kujtimi është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar. Është punëtor në mërgim, entuziast i Teknologjisë dhe Informatikës.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
cydia
Edhe Cydia flet shqip!

A ekziston ndonjë vend që nuk gjendet të paktën një shqiptarë? E themi këtë me plotë vendosmëri pasi që shqiptarët...

angry-birds-space
Angry Birds Space, 10 milionë shkarkime për tri ditë

Eshtë e çuditshme dhe interesante sesi kompania Rovio po korrë kaq shumë suksese, nuk është pritur që versioni i fundit,...

Close