GadgetTrack siguri mobile.

Hardware - Autori Albo B. Postuar me: 3.02.2011 - 3:00 pm | 0 Comments

GadgetTrack është softuer për të ndjekur telefonat mobil, laptopët ose tabletë komjuterë, madje edhe USB paisjet. Aplikacioni i cili fitoi çmimin si aplikacioni më i mirë për siguri në Mobile Star Awards 2010, ofronë mundësi të shumta për siguri.

Vendodhja – Nëse paisje juaj ka GPS, GadgetTrack mund të përdorë për të fituar lokacionin më preciz që është e mundur. Madje edhe pa GPS mund të përdorë teknologjinë Wi-Fi për të gjetur lokacionin në radius prej disa metrave të paisjes së humbur.

Njoftim ose Lajmërim për lokacionin – Kur të mundësohet ndjekja GadgetTrack do të gjen kompjuterin tuaj automatikisht, dhe do të merni email me informacione të detajuara për lokacionin e saktë. Lajmërimet gjithashtu janë në dispozicion edhe prej ueb panelit të kontrollit. http://www.track.me

Fshirja e të dhënave – Duke përdorur këtë mundësi, ju mund manualisht të fshini të gjitha dokumentet nga paisja juaj, nëse është e vjedhur ose e humbur. Kjo ndihmonë për tu siguruar se edhe pse telefoni juaj është vjedhur, së paku të dhënat tuaja janë të sigurta.

Backup të dhënave – Vendosni që paisja në mënyrë automatike të vendos të dhëna në serverin e GadgetTrack. Ashtu do të keni mundësi të riktheni të dhënat tuaja të vlefshme, nëse keni humbur paisjen.

GadgetTrack mund të instalohet nëpër paisjet që përdorin sistemin operativ iOS, dhe Android./itshqip.com


Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
Samsung_Galaxy_Tab
Samsung prezenton tabletin Galaxy.

Galaxy Tab është tablet i cili punon në Android 2.2(Froyo), posedon TFT-LCD ekran 7 inç, me një rezulucion prej 1024x768...

Top-Brands-on-Twitter-Infographic
Top brendet e 2011 në Twitter [infografikë]

Kohëve të fundit, Twitter ka filluar të përdoret mjaftë shumë për informata dhe evente të ndryshme, e veçanta e kësaj...

Close