Fujitsu prezanton laptopin “LifeBook LH520″
Nuk besojë se ka nevojë të flasim për Fujitsu dhe cilësinë e produkteve të tyre. Fujitsu rregullisht prezanton produkte të reja si skanera, printera, kompjuterë tabletë dhe laptopë. Këtë radhë do ju njoftojm me një laptop të ri i prezentuar nga Fujitsu me emrin “LifeBook LH520″.
Ky laptop ka madhësi të ekranit prej 14 inçash, ka procesorë AMD Athlon II P320 me 2.1 GHz. Sa i përket grafikës , ky laptop ka kartelë grafike ATI Mobility Radeon HD 5430, që ju mundëson të luani lojërat e fundit apo të egzekutoni aplikacione tjera që kërkojnë garfikë të mirë. Ndoshta problemi për të luajtur lojëra mund të jetë ekrani jo edhe aq i madhë.
Sa i përket konfigurimeve tjera, ky laptopë vjen me RAM memorie 2GB DDR3 1066MHz, e që ky kapacitet mund të rritet deri në 8GB. Ky laptop po ashtu vjen me hardisk me kapacitet 320GB ose 500GB. Siq edhemund ta vëreni nga fotografia e prezentuar në këtë artikull laptopi vjenë me dy ngjyra: të zezë dhe të kuqe.
Sa i përket çmimit, Fujitsu ende nuk ka njoftuar për një gjë të tillë.




