Formatizimi i Windows 8 me USB

Mësime - Autori Dardan Postuar me: 9.04.2012 - 9:42 pm | 6 Comments

Këtu mund të mësoni si ta formatizoni kompjuterin tuaj duke instaluar versionin më të ri të Windows 8 përmes USB-së. Windows 8 Consumer Preview është lëshuar para pak kohe për shkarkim në faqen zyrtare.

Gjërat që ju duhen

  • Formati ISO i Windows 8, të cilin mund ta shkarkoni këtu.
  • WinUSB Maker [Vegël falas për përdorim]
  • Një USB [së paku 4 GB për versionin 32-bit dhe 8 GB për 64-bit]

Hapi i parë – Përgaditja e USB

  • Vendose në kompjuter
  • Formatizoje atë.

 

Hapi i dytë
- Shkarkojmë programin WinUSB dhe e depaketojmë, pas depaketimit e instalojmë, pas instalimit klikojmë më tastin e djathtë të mausit Run as Administrator.

- Pastaj hapeni programin dhe tek mjetet Functions klikoni ISO Image Bootable Disk, më poshtë zgjidheni opcionin Normal Detection Mode.

- Shfletoni në kompjuterin tuaj tek dokumentet në sektorin Downloads ose në Desktop, varet se ku drejtohen fajllat e shkarkuar dhe zgjidheni fajllin e shkarkuar Windows8-ConsumerPreview-32-bit-English.iso.

- Në fund zgjidheni USB tuaj dhe klikoni në opcionin Make it Bootable.

Pasi që ju shfaqet kjo dritare dialoguese, klikoni në butonin Yes.

Ju tani mund ta ristartoni kompjuterin tuaj, të futeni në BIOS dhe të rregulloni opcionin për formatizim me USB, duke shkuar tek menyja Boot – Boot Device Priority dhe duke zgjedhur, Removable Devices, shtyp F10 dhe kompjuteri juaj do ti ruaj ndryshimet dhe do të ristartohet, pastaj mund të filloni më procesin e instalimit të Windows 8.

Një mësim të ngjashëm për Windows XP mund ta shikoni në forum./itshqip



Publikuar nga


Dardani është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar, është student dhe është i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Ndiqe Dardanin në: Blog | Twitter | Facebook | Google+


Displaying 6 Comments

  1. gent says:

    po ky windows 8 esht origjinal apo esht trial per disa muaj ?

  2. Mendur says:

    Dardan, ky windows a esht vetem qe te shikohet {Preview} apo edhe kryen pun, si psh Windows Xp, Vista, 7, Sepse aty po shkrun qe osht Consumer Preview,

  3. Mendur says:

    eii ky windows 8 consumer preview a osht demo apo full version

  4. Jetmir says:

    Dardan masi ta boj USB bootable a mundem me kthy ne pozicionin e meparshem pra jo bootable?

Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
facebookscam
Në Facebook janë duke u përhapur mashtrime lidhur me Timeline.

Ndryshimet e fundit në Facebook tek profilet, i njohur si "Timeline", disa përdoruesve nuk ju pëlqeu aspak, kështu që disa...

china-space
Kina mendon të dërgoj astronautë femra në vitin 2012

Kina po mendon të dërgoj astronautë femra në hapësirë. Në këtë moment, thuhet se një çift i grave tashmë janë...

Close