Richard Branson konfirmon se fluturimi i parë turistik në Gjithësi i Virgin Galactic do të lansohet vitin e ardhshëm

Lajme - Autori Kujtim L. Postuar me: 16.07.2012 - 5:31 pm | 0 Comments

Richard Branson qysh moti ka deklaruar se do të jetë udhëtar në fluturimin e parë komercial turistik të Virgin Galactic në Gjithësi, dhe tani ai konfirmoi se këtë do t’a bëj vitin e ardhshëm me të dy bijtë e tij të rritur që do t’i bashkangjiten në këtë shëtitje (një vonesë e vogël nga synimi origjinal i kompanisë – 2011). Ky udhëtim natyrisht, do të bëhet me fluturaken e kompanisë SpaceShipTwo, e cila tashmë ka përfunduar një varg fluturimesh provuese, që ka mundësi të fluturoj 100 kilometra mbi tokë në një fluturim që parashikohet të zgjas dy orë e gjysëm me pesë minuta gjendje të mungesës së peshës. Si kumton AP, rreth 529 persona tashmë janë regjistruar për një fluturim në Gjithësi që do t’u kushtoj 200,000 dollarë për kokë. Secili prej tyre do të duhet të marrë pjesë në stërvitje njëjavore para udhëtimit. Rezervimet mund të bëhen ende në uebfaqen e Virgin Galactic.



Publikuar nga


Kujtimi është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar. Është punëtor në mërgim, entuziast i Teknologjisë dhe Informatikës.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
Slide
Google mbyll Slide

Google ka vendosur të mbyllë kompaninë Slide, e cila njihet për krijimin e widget-ëve "SuperPok" ose "SSP Ranch" dhe themeluesi...

apps-fire
AppsFire: Egzistojnë më shum se një milion aplikacione

Tregu i telefonave të zgjuar është në rritje, dhe me të bashk edhe numri i aplikacioneve mobile. Në raportin e...

Close