Firefox 4 publikohet për një javë, më 22 mars.

Software - Autori Albo B. Postuar me: 16.03.2011 - 5:37 pm | 3 Comments

Mozilla Firefox 4 sigurisht do të shfaqet më 22 mars, dmth vetëm për 1 javë në rast se nuk ka ndonjë gabim ose lëshime në verzionin e fundit testues të shfletuesit, thotë Demon Sikore nga Mozilla.

“Siç është tani, nuk ka ndonjë problem të njohur që mund të na ndalojë për të publikuar RC1 si verzion final. Sipas përfundimit që erdhëm nga sesioni ynë 11:20 e mërkurë, 16 mars, drajverët për verzionin e publikuar do të vendosin nëse do të lëshojmë RC1 si Forefox 4.

22 Mars është dita kur do të lëshojmë shfletuesin. Ekipet e IT-së dhe marketingut gjithashtu pranuan 22 marsin si datë e përshtatshme për publikim. Nëse deri atëherë nuk zbulojmë ndonjë problem që mund të na pengojë publikimin, atëher për shfaqjen e shfletuesit do të ju shkruajmë të gjithve.”

Mozilla është kompania e fundit nga “treshja e madhe” që publikon shfletues me verzion të ri. Google e cila për një kohë të shkurtër publikoi 2 verzione për Chrome, verzioni i 10-të mori shum komente pozitive, kurse nga ana tjetër Microsoft publikoi Internet Explorer 9 e cila është e tërësisht e redizajnuar nga shfletuesi të cilën e njohim, e cila gjithashtu tërhoqi mjaft kritika pozitive./itshqip.com



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Displaying 3 Comments

  1. Hashim says:

    Firefox #1

  2. Dar31dan says:

    Met vertet firefox eshte #1

Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
pc-twitter
Tani mund të ngarkoni fotografi direkt në Twitter.

Twitter aktivizoi opsionin për ngarkimin e fotografive direkt në shërbimin e tyre përmes faqes së tyre. Kjo do të thotë...

apple-think-different
Prezantohet iOS 5.1

Në ngjarjen e cila po mbahet në San Francsiko, Apple ka prezantuar versionin më të ri të sistemit operativ iOS,...

Close