FIFA përsëri do të mendoj për video teknologjin në futboll.

Lajme - Autori Albo B. Postuar me: 30.06.2010 - 10:37 pm | 0 Comments

Presidenti i FIFA-së, Sep Blater ndryshon mendimin, dhe premtoi se do të ri-hapë përsëri debat për të futur video teknlogjinë në futboll, ndërsa para kësaj i kërkoi ndjesë Federatës Angleze për shkak të gabimit të gjyqtarit, i cili nuk e pranoi golin kundër Anglisë në ndeshjen kundër Gjermanis, ndeshje të cilën Anglia e humbi me rezultat prej 4:1, por në rast se goli i Lampardit do të pranoheshte rezultati do te ishte 2:2 dhe ndoshta ndeshja do të zhvilloheshte në një kahje tjetër.

Por gabimet e referëve nuk ndalen këtu. Vetem disa ore më vonë, referët pranuan një golë nga ofside. Ai ishte goli i parë i ndeshjes mes Argjentines dhe Meksikës, të cilën ndeshje Argjetina e fitoi me rezultat prej 3:1.

Këto dy ndeshje dhe sigurisht presioni nga publiku dhe një numër i madhë ekspertësh futbolli, detyruan që FIFA të rishikoj mundësin për të futur video teknologjin në ndeshjet e futbollit, edhe pse më parë qendrimi zyrtar i tyre ishte se në futboll nuk përket teknologjia.

“Sipas pervojës së deritanishme të kësaj Kupe Botërore, është e qartë se do të ishte e pakuptimtë të mos ri-hapen dosjet për futjen e video teknlogjisë, në mbledhjen e bordit ndërkombetar të FA në korrik.” tha Blater.

Sipas mundësive të teknlogjis për vijën e golit egzistojne dy sisteme të cilat i janë ofruar FIFA-së. Njera është Hawk-Eye, monitorim vizual të topit, sistem ky i cili përdoret në tenis, dhe Cairos Chip-Ball duke futur çip ne lojtarin dhe topin, i cili funksionon me pas funksionon me një kompjuterë që gjen pozitën e lojtarit dhe topit duke përdorur pranues rreth fushës së luajtjes.



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
DVDStyler
Programe interesante për Windows

Këtu kemi përmbledhur disa programe të thjeshta për Windows, të cilat janë mjaft interesante. 1. Close All Nëse dëshironi të...

google+
Google+ fitoi opsionin për injorimin e kontakteve.

Google+ prezantoi një funksion të ri që do t'ju lejojë të shikoni përmbajtje vetëm nga persona të caktuar, duke mos...

Close