FDA aprovon e-hapat për monitorimin e dozave nga Proteus Digital Health
Një sensor nuk tingëllon si ndonjë gjë aq e shijshme sa për t’u gëlltitur, por mbase kjo së shpejti do të jetë mu ajo që mjeku do t’u përshkruaj.
Një mikroçipi të vogël i cili aktivizohet në kontakt me thartësirën e lukthit, së voni i është dhënë drita e gjelbër nga agjencitë rregullatore të shëndetësisë në SH.B.A. dhe Evropë. Kur gëlltitet sensori, një arrnim i jashtëm kap signalin e tij dhe i dërgon porosinë atij të cilit i është dedikuar. Kjo teknologji ka në shënjestër një problem të njohur në qarqet shëndetësore si bindje – ose, ndjekje udhëzimi.
Marrja në kohë dhe doza janë me rëndësi për shumicën e barërave, dhe mosrespektimi i udhëzimeve mund të jetë shkak për dështimin e shërimit apo edhe zhvillimin e virusëve të rrezikshëm të qëndrueshëm ndaj barërave.
Megjithëse, në provat paraprake u përdorën hapa të simuluar, një prodhues i njohur barërash tashmë ka regjistruar liçensën e kësaj teknologjie për aplikim në botën reale.
Nëse mendimi i jashtëqitjes së mikroçipave u bezdis më tepër se sa mendimi i gëlltitjes së tyre, nuk keni pse merakoseni – sensorët kamikaz do të treten në lukthin tuaj me të përfunduar detyrën e tyre./itshqip





