Facebook shton butonin “Subscribe”

Lajme - Autori Dardan Postuar me: 14.09.2011 - 8:25 pm | 2 Comments

Facebook ka shtuar butonin me të ri në profilet e përdoruesve që ju lejon të abonoheni dhe të ndiqni çdo përdorues, pavarësisht nëse është mik i juaji ose jo.

Duke filluar nga sot, përdoruesit mund të shohin butonin Subscribe në çdo profil të Facebook. Butoni ju jep mundësi të ndiqni këdo në Facebook edhe pa qenë miq me ta, më thjesht që ju ta kuptoni, butoni “Subscribe” ka të njëjtin efekt sikur butoni “Follow” që ndjek përdoruesit në Twitter, pra pas klikimit të butonit “Subscribe” ju mund të shihni statuset dhe çdo gjë rreth atyre përdorueseve që i keni ndjekur.

Nëse ju abonoheni tek një përdorues, atëherë statuset, fotografitë, videot e tjera do të shfaqen në “News Feed”. Gjithashtu ju mund të akordoni abonimin, shembull: ju mund të zgjidhni vetëm përditësimet e statusit, vetëm fotografitë, videot apo lojrat.

Butoni i abonimit është krejtësisht opsional, ju mund të zgjidhni të mos abononi askënd dhe mund të fikni butonin e abonimit në profilin tuaj në mënyrë që askush të mos abonohet tek ju.

Butonin Subscribe mund ta aktivizoni në faqen zyrtare për abonime në Facebook, por ky buton nga Facebook shërben vetëm për përdoruesit, të cilët janë mbi 18 vjeç, ndërsa ata që ende nuk kanë mbushur 18 vjet nuk mund ta aktivizojnë./itshqip



Publikuar nga


Dardani është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar, është student dhe është i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Ndiqe Dardanin në: Blog | Twitter | Facebook | Google+


Displaying 2 Comments

  1. [...] mërkurën, Facebook ka lëshuar në përdorim butonin Subscribe. Ky buton lejon përdoruesit të ndjekin njëri-tjetrin duke [...]

  2. [...] mërkurën, Facebook ka lëshuar në përdorim butonin Subscribe. Ky buton lejon përdoruesit të ndjekin njëri-tjetrin duke [...]

Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
skype
Skype ju mundëson hakerëve të zbulojnë se çfar shkarkoni nga BitTorrent

Një grup hulumtues për siguri, në përpjekje për të dëshmuar një lëshim sigurie në Skype, arritën të krijojnë sistem i...

kindle-fire
Rreth 6 milionë Kindle të shitur

Sipas një vlerësimi nga Jordan Rohan, kompania Amazon ka shitur rreth 6 milionë njësi të tabletëve me Android gjatë tremujorit...

Close