Facebook shton butonin Subscribe për faqet e internetit

Web - Autori Dardan Postuar me: 9.12.2011 - 8:35 pm | 0 Comments


Siç edhe pritej, Facebook ka shtuar butonin Subscribe edhe për faqet e internetit, një shtojcë sociale që çdo pronar i një faqeje mund ta shtojë atë në faqen e vet pa problem, duke ju dhënë vizitorëve mundësi që të abonohen vetëm me një klikim.

Butoni Subscribe për faqet e internetit punon shumë lehtë dhe shumë shpejtë, nëse një vizitor klikon ai abonohet automatikisht dhe të gjitha postimet nga ai abonim i shfaqen tek News Feed, të cilat mund t’i shohin edhe shokët e tij. Butoni Subscribe mund të shtohet shumë lehtë duke përdorur XFBML ose iframe, atë mund ta gjeni tek Social Plugins në Facebook.

Ky buton ju mundëson të abonoheni në përmbajtjen e një personi kur ju nuk jeni në Facebook, si një faqe lajmesh, blog e kështu me radhë. Butoni Subscribe është thënë që do të miratohet shumë shpejtë për të gjitha faqet./itshqip



Publikuar nga


Dardani është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar, është student dhe është i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Ndiqe Dardanin në: Blog | Twitter | Facebook | Google+


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
WVIL-1
Ja kështu duhet të duken aparatet fotografike në të ardhmen!

WVIL (Wireless Viewfinder Interchangeable LEns) është një koncept shum interesant, ideja e dizajnit është kompania Artefact. Ideja është të shfrytëzohen...

card-io
PayPal blen kompaninë card.io

PayPal, shërbimi i pagesave online kohët e fundit ka blerë card.io, një kompani që është e specializuar në zhvillimin e...

Close