Facebook prezantoi Timeline aplikacionet e reja me aktivitete

Web - Autori Muhamed Shabani Postuar me: 20.01.2012 - 3:28 pm | 0 Comments

Ashtu siç pritej, të enjten Facebook paraqiti aplikacionet e reja Open Graph të cilat do të ndryshojnë menyrën e shpërndarjes të përmbajtjeve.

Në vendëse siç ishte deri tani vetëm „Like“ të postimeve dhe lidhjeve, tashmë përdoruesit do të mund të lexojnë, udhëtojnë, vrapojnë, shqyrtojnë filma, tregojnë përalla, gatuajnë etj…

Aplikacionet në Facebook, janë nisur nga disa partnerë siç janë Foodily, Ticketmaster, Pinterest, Rotten, Tomatoes etj do ti paraqesin aktivitetet e tyre në kohë reale në Timeline të përdoruesit.

Përdoruesit do të mund të shtojnë aplikacione varësisht nga aktiviteti i tyre në Timeline. Momentalisht gjinden 60 aplikacione të cilat janë të integruara në Facebook, por do të ketë edhe më tepër.

“Së shpejti do të ketë aplikacione nga më shumë pikpamje të intereseve. Pavarësisht se a ju pëlqen snowboarding, shëtitje, qëndisje apo diçka tjetër do të ketë aplikacion për atë”, thotë Facebook.

Përdoruesi vetë do të mund të zgjedh kur të shton aplikacionin, të zgjedh postet të cilat do të shfaqen në Timeline, dhe të redaktoj zgjidhjet lidhur me aplikacionin nëpërmjet Activity Log.

Nëqoftëse ndonjë shok/shoqe i/e juaj përdor të njejtin aplikacion, ai/ajo do të mund të shoh detajet dhe historinë e aktiviteteve lidhur me atë aplikacion.

 

 



Publikuar nga





Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
google-glasses.top
Google paraqet syzat e së ardhmes

Google në fund të këtij viti do të lansoj syza të veçanta të cilat mund të shfaqin informacione në kohë...

playstation2 PC ITshqip
Luani lojërat që ofron PS2 në Windows PC

Tani lojërat që ofron PS2 mund ti instaloni në kompjuterin tuaj duke mos pasur nevoj të bleni PS2. Ndërsa se...

Close