Facebook merr mësim nga Google+

Web - Autori Kujtim L. Postuar me: 31.07.2012 - 10:53 am | 0 Comments

Facebook ka ofruar mënyra të ndryshme të ndarjes së fotove me të tjerët që nga hapja e faqes së vet, por përderisa disa nga funksionet janë shtuar gjatë viteve, si etiketimi dhe shkarkimi, formatimi i imazheve ka mbetur i pandryshuar deri sot.

Facebook ka njoftuar se do të aplikoj një vegël të re për shfletimin e galerive në mbarë faqen, duke i shfaqur fotot në një format katror me mundësinë e “theksimit” të disa imazheve për të ngritur ndikimin e tyre në faqe. Përdoruesit e Google+ mund të njohin këtë format, që mban disa ngjashmëri me veglën e asaj faqeje. Ende nuk e kemi parë këtë funksion të aktivizohet në Facebook, por adhuruesve të etur të rrjetit shoqëror sot u ofrohet mundësia e parapamjes nga linku më poshtë. /itshqip.com

http://newsroom.fb.com/News/A-More-Beautiful-View-of-Photos-197.aspx



Publikuar nga


Kujtimi është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar. Është punëtor në mërgim, entuziast i Teknologjisë dhe Informatikës.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
medium_23ship-600
200.000 dollarë për një shëtitje në hapësirë atmosferike?

Kompania e Richard Branson "Virgin Galactic" planifikon që për disa vite të dërgon turistë në hapësirën atmosferike, kurse për herë...

mac app store
Apple lëshon në përdorim dyqanin online për Mac aplikacione.

Apple ka lëshuar në përdorim Mac App Store me mbi 1.000 aplikacione falas, dhe me pagesë, për Desktop kompjuterët Mac....

Close