Facebook mbush 7 vjet.

Web - Autori Albo B. Postuar me: 4.02.2011 - 2:34 pm | 0 Comments
Rrjeti më i madh social Facebook sot feston 7 vjetorin e saj të egzistimit. Facebook nisi punës më 4 shkurt të vitit 2004, kurse fajtori kryesor për egzistimin e saj është personi i vitit sipas Time – Mark Zukerberg.

E gjith kjo histori filloi kur Zukerberg ishte student në univerzitetin e Harvard-it, dhe me ndihmën e kolegëve të tij Eduardo Severin, Dastin Moskovic, dhe Kris Hjus kishte krijuar rrjetin social, në të cilën kishin mundur të regjistrohen vetëm studentët nga univerziteti Harvard, për të komunikuar më mir, dhe të shkëmbejnë informacione mes vete.

Më vonë pastaj rrjetit ju bashkangjitën edhe studentë nga fakultetët tjerë, shkolla të mesme dhe kompani tjera të mëdha në Amerikë, dhe së shpejti Facebook ishte përhapur edhe në Europë, dhe më pas në gjith botën. Sot Facebook është rrjeti më i popullarizuar në botë, me mbi 600 milionë përdorues.

Facebook është faqja më e vizituar në SHBA, duke lërë pas Yahoo, Myspace dhe Google, kurse për madhësin e tij flet vet vakti se Microsoft në vitin 2007, kishte paguar 240 milionë dollarë për 1,6 përqind të aksioneve në Facebook.

Kritikat e vetme të cilat ishin drejtuar kah Facebook, ishin ato në lidhje me privatësin e përdoruesve, por pavarësisht kritikave, rrjeti vazhdimisht po rritet, kurse dikush e quan dhe “interneti i ri”.

Urime ditëlindja Facebook./itshqip.com


Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
Blogger_app_2
Blogger me aplikacion zyrtar për iOS dhe Android

Google ka lansuar aplikacionin e saj zyrtar të sistemit blogues, Blogger.com për iOS dhe Android. Aplikacioni është në dispozicion për...

facebook-spiunim
Facebook: Zuckerberg kërkoi falje nga përdoruesit

"Themelova Facebook me idenë se njerëzit dëshirojnë të ndajnë gjëra dhe të lidhen me të afërmit në jetën e tyre,...

Close