Facebook largon tabët Discussions dhe Reviews nga faqet e veta!
Siç edhe pritej, Facebook ka larguar tabët Discussions dhe Reviews nga të gjitha faqet. Këto dy tab’e ishte menduar të largoheshin më 31 tetor 2011, por u larguan zyrtarisht këtë javë, me datë 15 nëntor.
I vetmi vend ku mund të gjenden këto dy tab’e është Qendra e Ndihmës së Facebook, ku ekziston pyetja “What happened to the Reviews and Discussions tabs on my Facebook Page?” dhe poashtu gjendet edhe përgjigja e kësaj pyetje, e cila është përditësuar së fundi.
Paragrafi i fundit, i cili ju rekomandon të përdorni rekomandimet e Facebook ende nuk është lëshuar për përdorim. Nëse keni qenë duke përdorur Reviews, atëherë ky është opsioni juaj i vetëm tani.
Nëse keni qenë duke përdorur Discussions dhe Reviews, atëherë Facebook do të ju preferonte të përdorni vetëm Wall-in. Pra, fansat tuaj mund të diskutojnë, rishikojnë dhe të vlerësojnë faqen tuaj përmes Wall, prandaj nëse dëshironi të keni lavdërime, hapeni Wall-in tuaj në mënyrë që fansat të kenë të drejtë të shkruajnë mendimet e tyre rreth faqes suaj./itshqip






Prsh.si mund te me ndihmoni qe ta hapi perseri te njejtin facebook qe kam pas me perprare sepse eshte mbyllur vetvetiut.
jJU FALEMINDERI!
Si mund te me ndihmoni qe ta hapi perseri te njejtin facebook qe kam pas me perpara,sepse eshte mbyllur vetvetiut.
JU FALEMINDERIT
nese ke mar banned nga Facebook nuk mund ta kthesh