Facebook ju pagoi hakerëve 40.000 dollarë si shpërblim

Web - Autori Albo B. Postuar me: 30.08.2011 - 7:33 pm | 0 Comments

Për vetëm 21 ditë, Facebook ju pagoi 40.000 dollarë hakerëve për lëshimet sigurie që i kanë zbuluar në rrjetin social.

Facebook startoi programin Bug Bounty për të sfiduar, motivuar dhe shpërblyer komunitetin e hakerëve dhe të gjejë gabime në kod, me qëllim për të rritur sigurinë e rrjetit dhe me këtë edhe privatësinë e përdoruesve. Më mirë ishte të bashkpunohet me komunitetin e hakerëve, se sa të diskutohet, ose akuzohet.

Çmimi minimal për një lëshim të zbuluar është 500 dollarë, që do të thotë janë zbuluar dhe arnuar mjaft lëshime, pasi që Facebook ka dhuruar 40.000$ si shpërblim. Çmimi më i madh prej 5.000 dollarë për lëshime më serioze është dhënë vetëm një herë.

Megjithatë, programi Bounty bazohet në vullnetin e mirë të hakerëve. Ekspertët tjerë të sigurisë paralajmërojnë se nëse dikush ka qëllim keqdashës sigurisht nuk do të mashtrohet me 500 ose 1.000 dollarë dhe të lajmërojnë lëshimin, sepse në tregun e zi disa informacione ndoshta vlejnë shumë, më shumë.

Për ata që dëshirojnë të lajmërojnë ndonjë lëshim sigurie në facebook, atë mund të bëjnë nga kjo faqe:

https://www.facebook.com/whitehat/

 



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
Facebook-android
Përditësohet Facebook për Android

Nëse posedoni një telefon Android dhe keni të instaluar aplikacionin Facebook, atëherë ju sigurisht jeni njoftuar për përditësimin e aplikacionit....

Apple Top List
Apple ende në krye

Apple që gjashtë vite radhazi mban vendin më të lartë në listën e kompanive më të admiruara. Kompania mundi rivalët...

Close