Facebook Groups, tani tregon anëtarët ose një foto

Web - Autori Dardan Postuar me: 23.02.2012 - 9:22 pm | 0 Comments

Facebook ka sjellur një dizajn të ri për grupet e këtij rrjeti social. Facebook tani shfaqë përmbi grupe disa anëtarë ose një foto të ngarkuar nga ju. Duke klikuar mbi një foto të ndonjë anëtari, ju fitoni kyqje në profilin e tij.

Siç e shihni edhe në foton me lartë, një grup përmban tetë foto anëtarësh. Ne mendojmë se tek të gjitha grupet e Facebook shfaqen tetë foto të anëtarëve në krye të grupit. Ne kemi përdorur grupin shqiptar “Albanian Technology” në Facebook për testim të këtij opsioni dhe gjithçka ka shkuar mirë.

Nëse dëshironi të ngarkoni një foto, atëherë vetëm afrojeni mausin mbi fotot e anëtarëve dhe ju shfaqet opsioni për ngarkimin e fotografisë për grupin tuaj.

Fotoja e ngarkuar duket sikur Cover-i i Timeline, vetëm se ka madhësi me të vogël. Gjithsesi meposhtë mund të shikoni se si duket grupi Albanian Technology me foto në krye.

Ky përditësim i ri ende nuk ka ardhur tek të gjitha grupet, megjithatë ky ndryshim do të bëhet shumë shpejtë edhe tek faqet e Facebook, të cilat do të duken sikur profili i përdoruesve, pra do të kenë Timeline./itshqip



Publikuar nga


Dardani është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar, është student dhe është i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Ndiqe Dardanin në: Blog | Twitter | Facebook | Google+


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
oceric-ocelot-ubuntu
Ubuntu 11.10 duket me të vërtetë bukur?

Verzioni më i ri i sistemit operativ Ubuntu, i quajtur Oneric Ocelot ose Ubuntu 11.10 duhet të jetë në dispozicion...

hp3dprinter_500x513
Arrine ne tregun Europian printeri 3 Dimenzional nga HP

HP menjëher pas lidhjës së marveshjës për bashkëpunim me kompaninë me përvojë Startasys, në fushën e printerëve 3 Dimenzional sollën...

Close