Facebook feston 8 vjetorin

Lajme - Autori Albo B. Postuar me: 5.02.2012 - 5:17 pm | 0 Comments

Vetëm disa ditë pas publikimit të informacionit se Facebook po pregaditet për të dalë në berzë, rrjeti social mirpret ditëlindjen e tetë me 850 milionë përdorues aktiv dhe të ardhura neto për vitin 2011 prej 1 milijardë dollarë.

Vlera e kompanisë vlersohet diku 75-100 milijardë dollarë, kurse sipas një hulumtimi të bërë nga Pew Research Center, përdoruesit edhe më tej tregojnë interes të madh në rrjetin social Facebook.

Facebook kishte startuar më 4 shkurt të vitit 2004, me adresë thefacebook.com, kurse “the” është larguar nga emri në vitin 2005, kur dhe ishte blerë domaini facebook.com për 200.000 dollarë.

Fillimisht rrjeti ishte në dispozicion vetëm për studentët në univerzitetin Harvard, kurse për gjith personat mbi 13 vjeç u lëshua në dispozicion më 26 shtator 2005.

100 milionin e parë të përdoruesve Facebook e arriti në gusht të vitit 2008./itshqip



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
x5-1
Nokia publikoi celularin X5-01

Gjat kohës së evenimentit "Nokia Connection" i cili mbahet sot në Singapur, Nokia publikoi dy risi, modelin me një pamje...

Google sjell perditsimet per Play Store Itshqip
Google sjell përditësimet për Play Store

Google njoftoi për lansimin e përditësimeve për Play Store 4.0 në tableta dhe në pajisjet mobile dhe si qëllim kryesor...

Close