Facebook do të kontrolloj çdo lidhje për viruse?

Web - Autori Dardan Postuar me: 3.10.2011 - 5:49 pm | 0 Comments

Duke filluar nga sot, miliona e miliona lidhje do të kalojnë përmes një sistemi të kontrollimit të ofruar nga Websesnse për siguri sa më të fortë.

Ky sistem do të kontrolloj automatikisht të gjitha lidhjet që shpërndahen në Facebook si Trojanët, faqet phishing, bot-netët e kërcenime tjera në mënyrë që përdoruesit të jenë sa me të sigurtë brenda këtij rrjeti social.

Nëse sistemi ka zbuluar se lidhja e shpërndarë në të cilën keni klikuar është e pastër, atëherë ju mund ta vizitoni atë faqe pa problem, por nëse sistemi arrin të gjej se faqja mund të jetë e infektuar me viruse, Facebook do të paraqesë një paralajmërim se faqja është e infektuar, por nëse përdoruesit dëshrojnë ta vizitojnë, ata do të lejohen.

“Facebook është një objektiv i madh për kriminelët e internetit, ne do të jemi mbrojtja kryesore e plot 800 milionë përdoruesve të Facebook,” tha Spencer Parker i Websense.

Muajin e kaluar u shpërnda në Facebook një lidhje e rreme që pohonte se Lady Gaga ka vdekur dhe i kishte inkurajuar përdoruesit që të klikojnë mbi të dhe të vizitojnë atë faqe interneti, e cila u përpoq të instaloj një virus në kompjuterat e tyre.

Sipas sistemit të ri të sigurisë, përdoruesit që klikojnë në një lidhje të tillë do të paralajmërohen./itshqip



Publikuar nga


Dardani është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar, është student dhe është i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Ndiqe Dardanin në: Blog | Twitter | Facebook | Google+


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
tr2
Temple Run 2 arrin 50 milionë shkarkime

Temple Run 2 , nga Imangi Studio është njëra prej lojërave më të mëdha mobile e cila theu rekordin prej...

Vertu Ti
Vertu Ti me çmim mbi 10.000 dollar

Pajisja luksoze britanike e dizajnuar nga Vertu lansoi modelin e ri Vertu Ti , një smartphone me një sistem operativ...

Close