Facebook do të fiton video biseda në bashkpunim me Skype

Lajme - Autori Albo B. Postuar me: 4.07.2011 - 2:05 pm | 2 Comments

Menjëherë pas prezentimit të Google+, Facebook njoftoi se na pret një risi “mahnitëse” këtë javë. Kjo sipas gjitha parashikimeve do të jetë video biseda përmes shfletuesit i cili do të mundësohet në bashkpunim me Skype, zbulon Majkll Arington nga TechCrunch.

Një nga risitë më cool në Google+ është Hangout chat-i, më sakt konferencë virtuale ku përdoruesit mund të nisin video biseda. Edhe pse posedon chat tekstual, megjithatë Hangouts është i dizajnuar për video biseda dhe funksionon për mrekulli, ku jo vetëm që i bën konkurencë Facebook-ut, i cili ka një chat shum të dobët, por është konkurent direkt edhe i Skype.

Facebook dhe Skype tani kanë realizuar një bashkpunim të shkëlqyeshëm në integrimin e rrjetit social në VoIP shërbimin, dhe tani, nëse z.Arington është në të drejtë(rrallë herë gabon), do të shohim pjesën e dytë të bashkpunimit, video biseda përmes shfletuesit në Facebook me ndihmën e Skype.

Na mbetet të presim këtë risi të “mahnitshme” të Facebook dhe të zbulojmë detajet nëse do të duhet të kemi Skype profil për të përdorur video bisedat, ose do të duhet të përdorim vetëm Facebook llogarinë. Si do që të jetë, Skype, i cili tani ka diku rreth 170 milijonë përdorues do të fitojë qasje në 750 milijonë përdorues tjerë. Kjo quhet #win për Microsoft i cili sigurisht nuk duhet harruar janë pronarët e Skype. Microsoft gjithastu ka investuar në Facebook. Duket që Facebook dhe Microsoft së bashku do të përpiqen që të ndalin dominimin e Google./itshqip

 



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Displaying 2 Comments

  1. ITShqip says:

    I paska ardh inati Facebook siq po e shoh që Google+ ka bërë 1 shërbim më të mirë sesa aj që e ka pasur që zdisa vjet.

    Më shumë do ta preferoj Google+ përshkak ofron gjdo her diqka të re.

    JuPërshendes

  2. Aleksander says:

    po nrm . kam pare pak at te google. as qe krahasohet. facebook ka punuar me shume me framework por sekreti i google eshte imagjinata dhe nje sherbim i papare . Mund ta personalizosh profilin si te duash. ka ca j query fantastike fare me circles e miqve. Per mua google ka inxhinieret me te mire dhe vertete e meriton te jete ne maje. facebook jo

Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
iphone4sandroid4
Po vjen kloni i iPhone 4S me Android 4.0?

Përderisa iPhone 4S ka filluar të shitet në Kinë, është e sigurtë se nuk mund të shpëtoj nga një kopje,...

Timeline facebook
Facebook prezantoi Timeline aplikacionet e reja me aktivitete

Ashtu siç pritej, të enjten Facebook paraqiti aplikacionet e reja Open Graph të cilat do të ndryshojnë menyrën e shpërndarjes...

Close