Facebook do të blejë Skype?

Facebook dhe Google janë duke menduar ose për të blerë Skype ose për të realizuar ndonjë bashkpunim me Skype e cila kishte shtyrë daljen në berzë, shkruan Reuters duke cituar burime anonime.
Sipas një burimi, themeluesi i Facebook, Mark Zakerberg është i përfshirë në marrëveshjet e brendshme për blerjen e Skype, ndërsa një burim tjetër thotë se Facebook është i interesuar që të dy kompanitë të fillojnë bashkpunim të përbashkët. Nga kompanitë, thonë se nuk dëshirojnë të komentojnë këto “spekulime”.
Pritet që Skype të vlersohet diku rreth 3 ose 4 milijardë dollarë, përderisa dalja në berzë do tu sjellte diku 1 milijardë dollarë.
Diskutimet janë në fazën e hershëm, por nuk është e qartë ende cili është opsion më i përshtatshëm për Skype, thotë Reuters duke shtuar se përderi sa Apple dhe Google “marshojnë në teritorin e Skype” janë duke i zvogëluar dhe vlerën shërbimit, ndërsa pritet diçka sigurisht të ndodhë.
Më herët, Skype dhe Facebook kishin bashkpunuar në integrimin e rrjetit për verzionin e pestë të VoIP shërbimit, që përdoruesit të përdorin Facebook përderi sa janë në Skype./itshqip





[...] e cila sipas disa burimeve të afërta me kompaninë Skype, tha se Facebook dhe Google janë në bisedime me Skype, por tani GigaOm thotë se edhe Microsoft është në garë për gjithë këtë situatë, [...]