Facebook bleu ekipin pas Gowalla, shërbimi do të mbyllet

Web - Autori Albo B. Postuar me: 6.12.2011 - 6:59 pm | 0 Comments

Kur Facebook bleu shërbimin për lokacione Gowalla për një shumë të papublikuar, qëllimi i facebook nuk ishte që rrjeti të shfrytëzoj teknologjinë, por të të shfrytëzojë talentin e ekipit pas këtij shërbimi.

Gowalla do të shuhet ose mbyllet sepse Facebook tashmë e ka platformën e saj Places. Themeluesit Josh Williams dhe Scott Raymond së bashku me programerët e Gowalla tani do të lëvizin nga Teksasi për në Palo Alto, Kaliforni, për të punuar në selin e Facebook. Edhe pse nuk është njoftuar, megjithatë supozohet se puna e tyre do të jetë e lidhur me Timeline dhe mënyrën se si të shfrytëzohet lokacioni.

Gowalla tërheqi vëmendjen nga startimi i tij në vitin 2009, por nuk arriti të bëhet konkurent kryesor i Foursquare i cili tani ka tejkaluar shifrën prej 15 milionë përdorues.

“Gowalla si shërbim do të mbyllet deri kah fundi i janarit. Planifikojm ti largojmë informacionet tuaja Passport, Stamp dhe Pin të dhënat, si dhe fotografitë. Facebook nuk i ka blerë të dhënat e përdoruesve të Gowalla”. shkruan bashk themeluesi Williams në një blog post në faqen e këtij shërbimi./itshqip



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
grand-theft-auto
Zyrtarisht paralajmërohet pjesa e pestë e GTA

Kompania Rockstar i dha fund spekulimeve dhe zyrtarisht paralajmëroi lojrën më të re të kësaj kompanie e njohur si GTA(Grand...

Cybercture
Cybertecture – WC paisje.

Ja diçka për personat e mvarur nga rrjetet sociale të cilët mund të ja lejojn vetes 7.700 dollarë për një...

Close