Facebook blen Beluga, shërbim mobil për komunikim grupor.

Lajme - Autori Albo B. Postuar me: 2.03.2011 - 9:08 pm | 0 Comments

 

 Facebook blen shërbimin mobil për komunikim grupor Beluga. Sipas faqes së shërbimit thuhet se shërbimi dhe rrjeti social “janë përkushtuar të krijojnë mundësi të reja dhe më të mira për komunikim, dhe shpërndarje të përvojës grupore”, pa dhënë më shum detaje, kryesisht detaje finansiare, për blerjen e këtij shërbimi.

Beluga është shërbim falas për mobil, ka aplikacion për iPhone dhe Android, i cili ju mundëson përdoruesve të zhvillojnë komunikim grupor ose privat me shokët e tyre, dhe të shpërndajnë fotografi dhe lokacione përmes atij grupi.

Interesante, Beluga është kreacion i tri ish.inxhinierëve të Google të cilët kanë punuar nga Google AdSense e deri tek Google News, Adwords dhe Gmail. Drejtori i Beluga, Ben Davenport, ka punuar edhe për Microsoft duke ju ndihmuar për të krijuar shërbimin e MSN Explorer.

Kurse çfar i përket Facebook, Beluga mund ti ndihmon rrjetit social për të përmisuar aplikacionet mobile, ose të krijojë shërbim mobil përmes së cilës përdoruesit mund të zhvillojnë “chat” ose të shpërndajnë lokacione, diçka që do të jetë e shkëlqyeshme për të promovuar Facebook Places./itshqip.com



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
fennec
Ueb shfletuesi nga Mozilla për Android

Në fillim të kësaj jave Mozilla lansoi versionin testues të ueb shfletuesit për telefonat që punojnë me sistemin operativ Android,...

Ka-Sat.jpg
Eutelsat lanson satelit që ofron internet në shtëpi rurale.

Ka-Sat ishte lansuar me raketë ruse Proton nga Kazakistani, dhe qëllimi është që të ofrojë shpejtësi të lartë broadband për...

Close