Eutelsat lanson satelit që ofron internet në shtëpi rurale.

Lajme - Autori Albo B. Postuar me: 28.12.2010 - 10:00 am | 0 Comments

Ka-Sat ishte lansuar me raketë ruse Proton nga Kazakistani, dhe qëllimi është që të ofrojë shpejtësi të lartë broadband për shtëpitë më të largëta, ku kablli normal nuk ka arritur.

Sateliti mund të shërbejë deri në dy milionë shtëpi me Internet, me çka është dukshëm më shum se paraardhësi i tij Hylas-1 i lansuar muajin e kaluar, i cili shërben deri më 300.000 lidhje në Angli, Spanjë, Portugali dhe Evropën Lindore.

Ka-Sat do të mbulojë kontinentin në 80 pika, ku do të ketë sinjal të kufizuar i cili do të mbulojë mijra kilometra. Çdo pikë do të ketë një kapacitet prej 900MBps, të ndarë për çdo përdorues, kurse komplet sateliti ka kapacitet prej 70Gbps.

“Ka mbi 30 milionë familje në Europë të cilat nuk kanë aspak internet ose kanë shërbime të dobëta të internetit. Kjo mundë të jetë padyshim zgjidhja tyre në këto vende rurale ose male, nganjëherë shum largë nga qytetet e mëdha. Ka-Sat është përgjigja për këtë problem.” thotë drejtori i agjencisë Eutelsat, Majkl de Rosen për BBC.

Eutelsat është një nga tre kompanitë më të mëdha që ofrojnë shërbime përmes satelitit, thuhet se tani më kanë mbi 70 shpërndarës të interesuar për këtë shërbim.



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
wifi
Shikoni se kush kyçet në WiFi-në tuaj?

Nëse mendoni se dikush po ju vjedh sinjalin tuaj të internetit, atëherë tani mund ta zbuloni se kush e përdorë...

skype-logo1
Skype pret që deri në vitin 2015 të ketë 1 miliard përdorues

Operatori më i madh i thirrjeve ndërkombëtare ka theksuar se deri në vitin 2015 ata presin që ti kenë rreth...

Close