Edhe Cydia flet shqip!

Mësime - Autori Dardan Postuar me: 25.02.2012 - 11:50 am | 14 Comments

A ekziston ndonjë vend që nuk gjendet të paktën një shqiptarë? E themi këtë me plotë vendosmëri pasi që shqiptarët mund t’i gjeni kudo nëpër botë, në krime, në internet, në sport, në showbiz, në politikë, besa tani janë futur edhe në iPhone.

Pra, çka ne duam të ju tregojmë është se prej tani aplikacioni i pajisjve të Apple, i quajtur Cydia dinë të flasë edhe shqip. Ju mund të pyesni, ku di të flasë Cydia shqip? Po pra, Cydia flet shqip edhe atë në tërësi të burimeve që gjenden brenda saj, e tërë kjo falë disa djelmoshave që punojnë shumë si staf i organizuar dhe me punën e tyre po arrijnë të ndihmojnë shumë shqiptarë në lidhje me pajisjet e Apple si, iPhone, iPad dhe iPod Touch.

Pra djelmoshat që e mbajnë faqen e quajtur iPhoneShqip, punojnë shumë në lidhje me Apple, dhe tani kanë arritur të përkthejnë Cydia-n në shqip. Edhe pse ata nuk fitojnë shumë nga kjo punë, megjithatë  nuk dinë të ndalen.

Djemat që kujdesen për këto gjëra, kanë hapur edhe Repositorin e tyre në Cydia, tek i cili mund të gjeni, Themes, Wallpapers, Aplikacione, Tweaks e shumë gjëra të tjera.

Pra, prej tani ju mund ta keni Cydia-n në gjuhën shqipe, duke ndjekur hapat e mëposhtëm (kjo metodë punon vetëm në iPhone 4):

  1. Hapim Cydia, shkojmë tek Manage – Sources – Edit – Add dhe shtojmë burimin http://repo.iphone-shq.com
  2. Pas shtimit të këtij burimi, shkojmë tek Search, kërkojmë për: Cydia Shqip, klikoni mbi të dhe instalojeni.
  3. Pas instalimit bëjeni iPhone-n Respring ose ristartojeni.
  4. Pas lëshimit të iPhone, futuni në Cydia dhe shikoni Cydia-n në gjuhën shqipe.

Ndërsa për iPhone 3G dhe iPhone 3GS:

  1. Hapeni Cydia dhe instaloni aplikacionin iFile
  2. Pas instalimit, hapeni Safari dhe shkruani http://iphone-shq.com/cydiashqip.deb
  3. Shtypeni: Open in iFile, pas hapjes së iFile, klikoni mbi CydiaShqip.deb dhe klikoni Install
  4. Pas instalimit ristartojeni iPhone-n dhe Cydia tani flet shqip.

Ende nuk është zyrtare, por duket sikur këta djema po punojnë edhe në përkthimin e iPhone në shqip, pra i gjithë iPhone të jetë në gjuhën shqipe. Për probleme gjatë instalimit ose për ndonjë tjetër ndihmë, klikoni këtu./itshqip



Publikuar nga


Dardani është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar, është student dhe është i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Ndiqe Dardanin në: Blog | Twitter | Facebook | Google+


Displaying 14 Comments

  1. Sg1 says:

    Pse po thuni qe shqiptart gjenden ne krime…..

    A e dini se kur iliret kan gdhend gure pupujt tjer kan kercy neper lisa sikur majmuna e ne nga iliret e kemi prejardhjen.

    Thuhet nga e verteta qe nese ne bote kan ekkzistuar 5 kg dijeni ateher 3 kan qene ne Shqiptari pyesni pak me te vjetrir.

    Shqiptart kan intelegjenc por nuk u jepet rasti dhe nuk kan paisje.

    Mire u ndegjofshim.

    • Alban says:

      Ke te drejt Sg1 se keshtu kan then edhe shum shkencetar Gjerman te cilet e kan pranu kete fakt por ku jemi sot?Krejt kjo vie si pasoj e politikes :S.Ndersa per krime Dardani ka te drejt pasi edhe aty bejn pjes shqipetaret nuk ka vend qe nuk ka ndonje shqipetar aty :P

    • Dardan says:

      eshte e vertet, por un kam dashur te them se gjendemi kudo, bejm krime, padyshim qe ka edhe shqiptar te mir neper bot, sporitsta te mir, VIPA, etj etj, por edhe ne krime nuk jemi keq. :S

  2. Izoo says:

    si te instalojme iFile…?

    Hapim Cydian—>Sources—->Search dhe shkruajme : iFile
    E para qe del ne fomen e nje fytyre te njeriut… Klikojme dhe i japim Istall…Pastaj veprojme si me lart qe eshte permendur…

  3. icylove says:

    Me gjithse i provova te gjitha keto hapat… per iphone 3GS Bisha… mu nuk me boni…

    :/ perseri eshte ne gjuhen Angleze…

    Gjithsesi shpresoj mos te jete ndonjie keyloger per iphone :P :P

    • ArditK says:

      Keyloger nuk ka shanc te jet per ate mos u shqeteso.
      Pasi e instalove permes iFile a e ristartove iPhonen?

    • george says:

      Mënyra më e thjeshtë është manualisht me lidhje shh. Për më tepër lexoni ketu http://www.iphone-alb.com/forum/udhezime/cydia-ne… ku është dhe faqja e stafit që e ka përkthyer dhe me këtë mënyrë mund të instalohet për të gjitha modelet dhe jo vetëm për iphone 4.

      • ArditK says:

        Lexoje mir postimin pastaj e shikon se si funksionon ne te gjitha paisjet ndersa ku e ke permend SHH ajo eshte per perdorues me te avancuar jo per ata qe jan fillestar menyra me e let eshte kjo qe eshte e shkruar ku te duash ndersa ku ke then aty qe eshte e perkthyer vetem nga stafi i iPhone-ALB pyete edhe administratorin kryesor te ati webfaqe se kush i ka permisuar disa gjera si dhe e ka rregullu per iPhone pastaj komento ;) .

        • george says:

          Po këtu nuk keni përmendur fare stafin e faqes iphone-alb.

          • Dardan says:

            ne nuk kemi qene te informuar se ju keni bere nje gje te tille, herave te tjera na dergo ne mesazhe private ose ne facebook tek mesazhet dhe ne do ta marim parasysh.

          • ArditK says:

            Dardan mos u shqeteso pasi jan te permedur gjat shkarkimit qe eshte pjesa me e rendesishme eshte e shkruar aty.

  4. Petriti says:

    a mundet dikush te me tregoj si mundem me instalu Cydia nuk e kam iphone s4 e kam veq 4 e kam pas njeher te hakerat mu ka blloku e kam instalu iOS 5.1 edhe ska shans me hakerat më.

    E mirepres pergjigjjen e juaj

    Pershendetje Petriti nga CH

Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
Viber ne BlackBerry ITshqip
Viber lansohet në BlackBerry OS 5 dhe OS 7

Viber ka lansuar shërbimin e tij falas në BlackBerry OS 5 dhe OS 7, duke ju lejuar të dërgoni meshaze...

call-of-duty-logo
Activision nxjerr në shitje Call of Duty: Black Ops nga data 9 Nentor

Activision ka paralajmruar se që nga data 9 Nëntor do të nxjerr në shitje lojën Call of Duty: Black Ops....

Close