EA bleu PopCap Games për 1.3 milijardë dollarë

Gaming - Autori Albo B. Postuar me: 13.07.2011 - 8:07 pm | 2 Comments

Në përpekje për tu futur në tregun e lojrave shoqërore, Electronic Arts bleu Pop Games, krijuesit e Bejeweled Zuma dhe Plants vs Zombies. EA do të paguaj 650 milionë dollarë në kesh, 100 milionë në aksione, dhe 550 milionë varësisht nga suksesi i Popcap në 2 vitet e ardhëshme, ku çmimi mund të kalojë deri në 1.3 milijardë dollarë.

Për EA, u shpreh drejtori finansiar Erik Groun, me aktivizimin e Popcap mund të ndihmojë që ti konkurojnë kompanisë Zynga.

Zynga, një kompani e formuar para 4 viteve, lojrat e njohura e së cilës janë Farmville dhe MafiaWar është duke u pregaditur që të shesë këtë kompani publikisht, ku çmimi fillestar pritet të caktohet në 1 milijardë dollarë, ku mund të rritet vlera e kompanisë më pas në 20 milijardë dollarë, vlerë që është pothuajse 2 herë më shumë nga vlera e Electronc Arts për momentin.

“Në bashkpunim me EA, do të mundësojmë që lojrat tona dhe shërbimet të ofrojnë më shum argëtim për një audiencë globale”, thotë drejtori i PopCap, Dejvid Roberts.

PopCap është një nga kompanitë të cilat EA i kishte blerë 2 vitet e fundit, duke filluar nga Playfish, Firemind dhe publikuesin e Angry Birds, Chilingo./itshqip



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Displaying 2 Comments

  1. Amar says:

    650 milion dollare kesh pak zi veshtire :S

Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
gresso-world-time
Gresso Luxor World Time

Zvicërant janë të njohur për nga orët precize, kurse kompania zvicërane Gresso është e njohur për nga veglat komunikative luksuze....

facebookscam
Kujdes nga virusi i ri në Facebook “Chuck Norris ka vdekur”?

Shumherë janë shfrytëzuar viktima të ndryshme në Facebook, duke i përdorur emrat e yjeve të njohur nëpër botë për të...

Close