E-Books iu shtuan Google Play në Francë

Lajme - Autori Kujtim L. Postuar me: 19.07.2012 - 6:51 pm | 0 Comments

Adhuruesit Francez të librit tani kanë qasje tek librat elektronik përmes Google Play. Shtojca e librave elektronik në tregun e Google erdhi një muaj pasi korporata arriti marrëveshjen me botuesit Freng që t’i ofrojnë publikut punimet duke digjitalizuar miliona tregime.

Google kumton se përmbledhja e tyre përmban me qindra mijëra tituj Freng – çdo gjë duke filluar nga botimet e reja deri te librat klasik më të shitur.

Me nismën e re për librat, Franca bëhet vendi i pestë Evropian që shton librat në dyqanin e Play, pas Gjermanisë, Spanjës, Italisë, dhe Britanisë së Madhe, shkruan Philippe Colombet nga Google, në një postim blogu.

“Vendosja e librave në Google Play ka të bëj mbi të gjitha me zgjedhjen,” shkruan Colombet. “Ne po ofrojmë shumë tituj dhe shumë mënyra për t’u qasur dhe për t’i lexuar ato, kështuqë biblioteka juaj është vërtet pranë majës së gishtërinjve tuaj, kudo që të jeni.”

Përdoruesit Francez kanë qasje tek “reja” e Google Play në çdo kohë, kudoqoftë, gati në të gjitha pajisjet. Librat mund të blihen dhe të jenë në dispozicion aty për aty në telefonat

Android dhe tabletë, si dhe në PC ose Mac. Përdoruesit e iOS mund të lexojnë librat në aplikacionin Google Play Books.

“Nëse jeni adhurues i librit apo vetëm lexues i rastit, shpresojmë se do të gjeni diçka të mirë të lexoni në Google Play,” tha ai.

Gjiganti i kërkimit hasi në vështirësi të mëdha në përpjekjet e tij për librat elektronik në SH.B.A. Muajin e kaluar, një gjyqtar vendosi që një padi kundër Google për përpjekjet e digjitalizimit mund të shëndrrohet në padi klase (formë padie amerikane). /itshqip.com

 



Publikuar nga


Kujtimi është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar. Është punëtor në mërgim, entuziast i Teknologjisë dhe Informatikës.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
mozilla-firefox-logo
Firefox 14 bën shifrimin e kërkimeve në Google

Mozilla dje nxorri versionin e përditësuar të shfletuesit të saj Firefox që përqëndrohet në siguri. Me Firefox 14, Mozilla automatikisht...

speaktoit
Speaktoit edhe për iOS?

Kur iPhone 4S u lansua me funksionin Siri shumica e njerëzve ishin të zhgënjyer se nuk mund ta instalonin Siri-n...

Close