Çmimi i Lenovo ThinkPad X1 Carbon është parë në Hong Kong

Hardware - Autori Kujtim L. Postuar me: 7.08.2012 - 5:00 pm | 0 Comments

Në muajin Maj, Lenovo kishte vënë para nesh ThinkPad X1 Carbon pa përmendur fare se çfarë çmimi do të mund të ketë laptopi i tyre ultra i lehtë.

Tani, kompania nuk ngurron të reklamoj me të madhe në një afishe promocionale për fillim të vitit shkollor në Hong Kong. Nëse postimi në Newsmth.net paraqet çmimin përfundimtar, banorët lokal mund të presin që normalisht të paguajnë rreth HK$12,880 ($1,660 US) për një X1 Carbon me procesor 1.7GHz Core i5, 4GB RAM dhe 128GB SSD.

Kjo është mjaft ofertë e mirë nëse krahasohet me atë që ofrohet në SH.B.A. për një PC si Samsung të Serisë 9, megjithëse është vështirë të thuhet nëse çmimet mund të krahasohen me ato matanë Pacifikut: në Hong Kong nuk ka taksa shitjeje, përveç faktorëve të tjerë.

Edhe nëse çmimi ndryshon deri në kohën e lansimit në SH.B.A. në fund të kësaj vere, studentët e këtij qyteti tashmë po gëzojnë një lirim nga HK$9,180 ($1,184) që sygjeron së paku një hapësirë të vogël manovrimi nëse lufta në tregun për Ultra-laptop ashpërsohet më tepër./itshqip



Publikuar nga


Kujtimi është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar. Është punëtor në mërgim, entuziast i Teknologjisë dhe Informatikës.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
gdocs
Google Docs do të fiton listën “prioritare” të dokumenteve.

Google nis disa risi për ueb shërbimin e saj Docs, duke integruar opsion të ngjajshëm si priority inbox i Gmail-it,...

iPad 5 se shpejti ITshqip.COM
Apple do fillojë prodhimin e iPad 5 në Korrik?

Nuk kanë mbetur edhe shumë muaj deri në lansimin e pajisjes së gjeneratës së ardhshme ,iPad5. Sipas disa burimeve nga...

Close