CES 2011: ASUS prezentoi talet kompjuterë ne tastier të veçantë.

Hardware - Autori Albo B. Postuar me: 5.01.2011 - 2:58 pm | 1 Comment

Tablet kompjuterët janë yje në CES konferencën të këtij vitit 2011, kurse ASUS prezentoi të parët, më saktësisht prezentoi 4 tabletë me madhësi të ndryshme, dy nga të cilat kanë tastierë të ndara fizike.

ASUS Eee Pad Slide dhe Transformer janë 10.1 inç modele të tablet kompjuterëve të cilat kanë tastierë. Tabletët punojnë në Tegra 2, me një rezulucion prej 1280x800px, posedojnë mini-HDMI, microSD dhe miniUSB porte. Kanë dy kamera, atë në pjesën e pasme prej 5 megapikselëve me LED flash, dhe një kamerë tjetër para paisjes 1.2 megapiksel.

ASUS Slider dhe Transformer përdorin sistemin operativ më të ri Android Honeycomb e cila ka mbështetje më të mirë për tablet kompjuterët. Në fakt, shumica e tabletë kompjuterëve që pritet të prezentohen në CES 2011 do të përdorin këtë sistem operativ.

ASUS Eee Pad MeMo është tablet kompjuter 7 inçësh me një rezulucion prej 1024×600, i cili punon në Android, me dual-core 1.2GHz Qualcomm procesor, posedon kamerë para dhe mbrapa paisjes, dhe ka një stilolaps digjital për përdorim e cila është funksionale edhe me Media Note aplikacion për marje të shënimeve dhe Painter për vizatim. Të dy aplikacionet janë “preinstalled” në paisjen. Kurse në treg do të shfaqet në verë dhe do të kushtoj diku 500 dollarë.

ASUS Eee Slate Ep121 është tablet kompjuterë 12 inç, i cili dallon nga tre kompjuterët e mëparshëm, sepse punon në Windows 7 dhe Core i5 procesor me 2 dhe 4 GB RAM memorje, me 64GB hapësirë dhe do të kushton diku 1.100 dollarë.

ASUS tablet kompjuterët do të lëshohen në shitje në pranverë 2011./itshqip.com



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Displaying 1 Comments

  1. [...] kompjuterë. Tashmë disa prodhues kishin paralajmëruar Honeycomb si sistem operativ për tabletët e [...]

Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
unfriends1
Zbuloni kush ju ka fshirë nga lista e miqve në Facebook.

Facebook refuzon të shtoj ndonjë opsion i cili do të ju tregon se kush ju ka larguar nga lista e...

Apple-Ipad-3-production
iOS 5.1 beta 3 zbulon se iPad 3 do të posedon Siri dhe procesor quad-core?

iOS 5.1 3 beta verzion, të cilën Apple e publikoi vetëm për programerët, zbulon se tableti më i ri iPad...

Close