BlackBerry Torch 9800

Hardware - Autori Albo B. Postuar me: 4.08.2010 - 2:39 pm | 4 Comments

Research in Motion prezentoi BlackBerry Torch 9800. Torch 9800 është paisja e parë që do të “vozitet” me sistemin operativ më të rri BlackBerry OS6, për të cilën thuhet se do të jetë gjeja më e përparuar në botën korporative.

BlackBerry Torch 9800 ka një ekran me madhësi prej 3.2 inc dhe HVGA(480×360 piksel) rezulucion, tastier të plotë QWERTY, Wi-Fi b/g/n përkrahje, kamerë me një rezulucion prej 5 megapikselë dhe auto fokus, 512 MB RAM, procesor me takt punues prej 624 MHz si dhe 4 GB memorie e cila mund të zgjerohet në 32GB me ndihmën e microSD slotit për kartelën memorike. Nga fabrika kjo paisje do të vjen edhe me një kartel memorie shtesë prej 4GB, duke ju mundësuar kështu përdoruesve një memorie me 8GB kapacitet.

BlackBerry Torch 9800 ka të ndërtuar GPS pranues, 3.5 audio-jack, bateri me kapacitet prej 1300 mAH, sipas prodhuesit duhet të sigurojë 5.8 orë biseda të pa ndërprera ose 30 orë ndëgjim muzike.

BlackBerry Torch 9800 është paisja e parë BlackBerry me sistemin operativ BlackBerry 6 i cili ka një interfejs tash më të ridizajnuar, mundësi të zgjeruara për komunikim me karaketeristika intuitive për të lehtësuar menaxhimin me rrjetët sociale, dhe për të mundësuar qasje të integruar deri tek BlackBerry® Messenger(BBM™), Facebook®, Twitter™, MySpace™, si dhe aplikacionet tjera instante për komunikim të cilat janë prezente tek BlackBerry Torch.

BlackBerry 6 sistemi operativ ka një shfletues të bazuar në Webkit, i cili sipas prodhuesit shpejtë dhe leht ofron pervojë të shkëlqyeshme për shffletim në internet përmes ketij celulari.



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Displaying 4 Comments

  1. Atdhe says:

    skoka dal hala

  2. bMobile System says:

    Eshte interesante te shohesh cfare sjell OS BlackBerry 6.0 por personalisht nuk eshte se do e merrja si telefon nese do kisha mundesi zgjedhjeje…

  3. fatmir says:

    it's my favorite phone…!

Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
sensation-4G-htc
Sensation 4G paisja e parë HTC me kyçje në Watch aplikacionin.

Telefoni më i ri i menqur i HTC ka 4.3 inch LCD ekran në prekje, kamerë 8 megapikselë me 1080p...

fb
Shikoni si duken zyret e Facebook?

Rrjeti më i madh social në botë Facebook, i themeluar nga Mark Zuckerberg në vitin 2006 në universitetin e Harvardit....

Close