Bëhuni hakerë me Android Network Toolkit

Software - Autori Albo B. Postuar me: 9.08.2011 - 3:38 pm | 3 Comments

Nëse jeni të interesuar për sigurinë kompjuterike dhe keni një Android telefon, së shpejti mund edhe ju të bëheni hacker, duke faleminderuar aplikacionin Android Network Toolkit, ose shkurimisht Anti, e cila pritet të paraqitet në marketin e Android javën e ardhëshme.

Bëhet fjalë për një aplikacion sigurie, e cila mund të zbulon rrjete ose paisje të pambrojtura, dhe të infiltrohet në të. Ky aplikacion mund të sulmon edhe Windows kompjuterë, Android dhe iOS telefona. Android Network Toolkit ka komanda për përgjim, spiunazhë, si dhe për sulme.

Ju sigurisht pyesni vetën si mundet një aplikacion i tillë të jetë legal. Zimperium, një kompani izraelite e cila qëndron pas Android Network Toolkit, specializohet për siguri, dhe ky aplikacion ka për qëllim zbulimin e rrjeteve dhe paisjeve të pambrojtura, që të mund të përmisohen. Zimperium gjithashtu kanë krijuar edhe një trojan i cili mund të bëjë një screenshot nga paisja e infiltruar.

Ky aplkiacion do të mund të shkarkohet falas nga Android marketi, kurse licenca korporative do të kushton vetëm dhjetë dollarë. Duke ditur se ky aplikacion mund të keqpërdoret, Zimperium kanë lënë një mesazhë në aplikacionin, ku thuhet: “Mos harroni, me fuqi të madhe vjen edhe përgjegjsia më e madhe. Përdorni me mençuri.”

Zimperium prezentoi Anti aplikacionin në konferencën DefCon./itshqip

(via Forbes)

 



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Displaying 3 Comments

  1. ME MENCURI KOM ME PERDOR KEJT MAHALLES JA PRISHI PC :p AAAHAHAHHAHA

  2. gigigi says:

    qysh me e downloadu qita ne pcc aaa

  3. Altin says:

    kjo vetem per mob me android

Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
china phones
Kina me mbi 1 miliardë përdorues të telefonave mobil

Qytetarët kinez gjithnjë e më tepër janë duke u mbështetur në telefonat mobil si mënyrë  parësore komunikimi, sipas të dhënave...

marreveshja
Padit Faceebook-in dhe kërkon 84% nga kompania.

Poll Ceglia, përndryshe qytetarë i Nju Jorkut, thotë se në vitin 2003 kishte investuar 1000 dollarë në Facebook, dhe për...

Close