Baza e anijeve kozmike pothuajse gati, fluturimet e para më 2013

Lajme - Autori Albo B. Postuar me: 8.09.2011 - 11:05 pm | 0 Comments

Pak më shum se një shekull, njeriu ende zbulonte sekretet e fluturimit. Tani, 108 vite nga fluturimi i parë i vëllezërve Rajt, jemi shum afër të fluturimit të parë komercial në kozmos, kurse aeroporti ose baza nga ku do të nisen këto anije kozmike është pothuajse gati.

Projekti më i ri dhe deri më tani më i madh i Rixhard Brenson është i vendosur në 1.800 hektar në New Mexico. Edhe pse akoma nuk është përfunduar, tashmë vërehet pista e gjatë, terminali dhe qendra e operacioneve hapsinore, me një dukje të shkëlqyeshme.

Sipas zëdhënsit, projekti është disa muaj para përfundimit, dhe pritet të përfundojë në fund të vitit. Fluturimet e para janë paralajmëruar në vitin 2013.

Drejtoresha e sapo emëruar e bazave ose aeroporteve në New Mexico, Kristin Anderson thotë se është e befasuar nga shpejtësia që po ndërtohet.

Deri më tani nuk ka kompani që do të fluturojë nga atje, kurse WhiteKnightTwo/SpaceShipTwo e Virgin Galactic akoma është në fazën e testimeve. Kompania duhet vetë të vlersojë kur mund të dërgon turistë sigurtë në hapësirë, por Anderson mendon se fluturimet e para do të fillojnë në vitin 2013./itshqip

 



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
smith-hakeri-siri
Një haker arriti të startojë Siri edhe në iPhone 4

Hakeri Steve Troughton Smith pati sukses të startojë asistentin personal Siri në iPhone4. Siri është në dispozicion eksluzivisht vetëm për...

firefox4
Firefox 4 publikohet për një javë, më 22 mars.

Mozilla Firefox 4 sigurisht do të shfaqet më 22 mars, dmth vetëm për 1 javë në rast se nuk ka...

Close