Automjetet e reja Mercedes-Benz me Facebook dhe Google aplikacione të integruara?

Lajme - Autori Albo B. Postuar me: 11.01.2012 - 5:01 pm | 0 Comments

Prodhuesi i automjeteve Mercedes-Benz në CES 2012 e cila u mbajt në Las Vegas njoftoi se një seri e automjeteve të cilat do të lansohen në shitje që në vitin 2013 do të posedojn aplikacione të integruara për Facebook, Yelp dhe Google. Aplikacionet do të jenë pjesë e mbrace 2 sistemit të Mercedes-Benz i cila ka një ekran me rezulucion të lart dhe kuptohet internet lidhje të shpejtë patela.

“Tani kur automjetet posedojnë ekrane të cilat janë inteligjente, do të presim të shohim edhe shum e më shum prodhues tjerë të automjeteve të cilët përmes ekraneve të tilla do t’ju mundësojn njerëzve të lidhjen më shokët e tyre më të ngusht dhe të përdorin kontekstin social”, thotë përgjegjësi për partneritetet e Facebook, Dan Rose, për Reuters.

Përmes ekraneve, thotë ai do të përdoret edhe GPS navigacioni për të ndjekur shokët të cilët janë më afër jush.

Megjithatë, përshkak të sigurisë së shoferit dhe të tjerëve rreth tij, aplikacionet nuk do të mbështesin ndonjë aktivitet që kërkon futjen e tekstit përderisa makina është në lëvizje. Sipas Mercedes, aplikacionet sociale tërheqin aq shum vëmendje sa që edhe radio dhe sistemet tjera për navigim.

Facebook aplikacioni do të shfaq vetëm postimet e shkruara më herët(shembull) për postime automatike me vetëm një prekje në ekran./itshqip



Publikuar nga


Albo eshte autor në Itshqip.com, i cili në kohën e lirë preferon të shkruan, është student dhe një person i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Më shum është i përkushtuar për Sigurin në Internet, më saktësisht sigurinë në faqet e internetit dhe softuerëve.


Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
autonom
Autonomo – një koncept i ri për automjete

Autonom është një koncept i ri për gjeneratën e ardhshme të automjeteve, zhvilluar nga studenti Charls Ratraj, student për dizajn...

sony ericsson
Sony Ericsson ka rikthyer profitin

Provideri i telefonave mobil Sony Ericsson në qerekun e dytë të vitit ka rikthyer profitin, duke rritur çmimet. Në hije...

Close