AppsFire: Egzistojnë më shum se një milion aplikacione

Tregu i telefonave të zgjuar është në rritje, dhe me të bashk edhe numri i aplikacioneve mobile. Në raportin e platformës për zbulimin e aplikacionive AppsFire qëndron se numri i përgjithshëm i aplikacioneve tek Apple App Store dhe Android Market është një milion.
Sipas Apps Fire jo gjithë aplikacionet janë aktive, më sakt jo të gjitha aplikacionet janë në dispozicion për shkarkim. Numri i aplikacioneve aktive është diku 80%. Numri i aplikacioneve është pothuajse i barabartë mes Apple App Store dhe Android Market. Tregu për aplikacione të Apple-s mban 52%, ose 520.000 aplikacione nga numri total i aplikacioneve të publikuar, pavarësisht a janë aktive ose jo.
Platforma për zbulimin e aplikacioneve AppsFire parashikon se deri në fund të vitit numri i aplikacioneve mobile do të jetë 1 milionë. Siç mund të shikoni në grafikun e tyre , parashikohet numri i aplikacioneve të Android të jetë 500.000, derisa numri i aplikacioneve për iOS 550.000./itshqip






[...] Suksesi i Android është përshkak se është i lirë për përdorim, duke iu përshtatur nevojave të prodhuesve të ndryshë, dhe zhvilluesit janë më të lirë që të krijojnë një numër të madh aplikacionesh. Samsung shpreson që nëse ndiq hapat e Google-s, do të ketë sukses që ti tërheq zhvilluesit të krijojnë aplikacione për këtë sistem operativ, dhe me të të fiton më shum përdorues. Momentalisht egzistojnë vetëm 3.000 aplikacione për Bada, derisa për Android dhe iOS egzistojnë më shumë se 1.000.000 aplikacione./itshqip [...]