Apple përditëson iOS 5 për të rregulluar problemet e baterisë

Lajme - Autori Dardan Postuar me: 12.11.2011 - 11:45 am | 1 Comment

Përditësimi i sistemit operativ iOS 5 u bë gjatë natës dhe Apple tha se janë gjetur disa vrima që kanë ndikuar në jetën e baterisë, prandaj është përditësuar iOS 5, i cili vjen shumë më i sigurtë se sa versioni paraprak.

Javën e kaluar, Apple pranoi të metat e sistemit operativ iOS 5 që shkaktonte probleme më jetën e baterisë tek disa pronarë të iPhone.

Apple në një deklaratë tha: “Një numër i vogël i konsumatorëve kanë raportuar se kanë probleme me zgjatjen e jetës së baterisë në sistemin operativ iOS 5. Ne kemi gjetur një të metë të madhe që po ndikonte në jetën e baterisë dhe ne do të nxjerrim një përditësim të softuerit për fiksuar problemet.”

Sipas blogut të Apple 9-To-5 Mac, disa përdorues kanë raportuar se përditësimi i iOS 5 nuk ka fiksuar problemin. Ndërkohë, The Next Web ka pohuar se përditësimi i softuerit ka paraqitur vrima (probleme) të reja.

Ky është përditësimi i parë që përdoruesit e Apple iOS mund ta instalonin pa pasur nevojë të lidhin pajisjen me kompjuter. Apple ka lëshuar versionin e iOS 5 tek përdoruesit me epokën ‘post-PC’, që do të thotë se përditësimi i sistemit operativ mund të shkarkohet dhe instalohet direkt nga pajisja.

Ky përditësim është testuar në iPhone, i gjithë procesi u zhvillua normalisht dhe mori rreth 10 minuta./itshqip



Publikuar nga


Dardani është autor në itshqip.com, i cili kohën e lirë e shfrytëzon për të shkruar, është student dhe është i apasionuar pas Teknologjisë dhe Informatikës. Ndiqe Dardanin në: Blog | Twitter | Facebook | Google+


Displaying 1 Comments

  1. bardh says:

    a e ka te permisun edhe rastin e ios5 qe osht i instalun ne iphone 4 me gevey, e kur te met pa bateri qe sun e dhez pa program tethermode.

Shkruaj nje koment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Read more:
clickTO
Me click.to kopjo dhe shpërndajë vetëm me ctrl+c

Click.to është aplikacion për Windows XP, Vista dhe Win7, i cili transformon kombinimin e njohur për kopjim në tekst të...

quad-core
Nvidia paraqet procesorin e parë quad-core për mobil.

Nvidia paraqet procesorin e parë quad-core për paisje mobile e zhvilluar nga projekti Kal-El. Ky është procesori i parë quad-core...

Close